9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Një hajn mbeti i vrarë, por të tjerët arritën të marrin mijëra euro nga pronari i shtëpisë në Shtime

Më të lexuarat

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Shtime. Dyshohet se katër persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e një qytetari ku më pas ka pasuar edhe përleshja në mes tyre.

Grabitësit ndodhen në arrati, ndërkaq me vete kanë marrë shumën prej 24 mijë franga zvicerane. Personat e dyshuar, kishin hyrë të maskuar në shtëpinë e një qytetari në Shtime, por nuk e kishin ditur se pronari i shtëpisë gjendej brenda. Ata kishin kërkuar nga pronari që të dorëzohej, por në momentin që nuk e kishte bërë, njëri prej grabitësve e kishte qëlluar me armë zjarri ku edhe e kishte plagosur në këmbë.

Grabitësit kanë ikur nga shtëpia, por pronari ka shkuar pas tyre, dhe bashkë me vëllain e tij, janë përleshur fizikisht me grabitësit.Njëri prej grabitësve ka mbetur i vdekur, pas plagëve të marra gjatë përleshjes. Prokuroria e Ferizajt ka treguar se grabitësit janë në arrati, ndërkaq shuma e vjedhur nga ta është 25 mijë franga zvicerane.

“Grabitësit janë në arrati, ndërkaq rasti po cilësohet si “Vjedhje grabitqare”. Identiteti i tyre nuk dihet. 24 mijë franga javë vjedhur”, ka bërë të ditur Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari. Jashari ka theksuar se në mbajtje është dërguar vëllai i pronarit të shtëpisë, e ky i fundit do të dërgohet po ashtu në mbajtje pasi t’i stabilizohet gjendja shëndetësore.

“Pronari i shtëpisë e ka ende plumbin në këmbë, pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore do të dërgohet në mbajtje”, ka thënë Jashari.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit