8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Një burri të mirë i lindi në zemër që të hapë një pus buzë rrugës

Më të lexuarat

Te hapesh pusin

Një burri të mirë i lindi në zemër që të hapë një pus buzë rrugës, me qëllim që kalimtarët të shuanin etjen për veten dhe kafshët e tyre. Të gjithë ata që kalonin pranë pusit dhe shuanin etjen me ujin e tij të ftohtë, e bekonin njeriun e mirë dhe luteshin për të që Zoti ta shpërblejë me të mira. Ata kishin vuajtur aq shumë nga etja në atë rrugëtim të gjatë, saqë ai pus u ishte gjetur në ditët më të vështira të verës.
Kushdo që kalonte aty pranë përmendte cilësitë dhe virtytet e atij njeriu zemërmirë që kishte dhënë një kontribut kaq të madh për ta.
“Veç Zoti e shpërbleftë me të mira ndërtuesin e këtij pusi! Ka gjetur vendin më të përshtatshëm për ta ndërtuar! Ai njeri meriton çdo nder dhe vlerësim!”
Një natë, një kalimtar nuk e kishte vënë re pusin dhe rrëzohet brenda tij, duke humbur jetën.
Njerëzit që e dëgjuan thanë:”Kush është ai që e ka hapur këtë pus këtu more? Po pse këtu ndërtohen pusët? Këtu ku kalojnë njerëzia? Po a si ka vajtur mendja që ndonjëri mund të thyejë qafën në pusin e tij? Po a harxhohen gjithë ato para në një pus të tillë xhanëm?”
Prandaj dhe një thënie e urtë thotë:”Dirigjenti, pavarësisht se e dirigjon orkestrën për kënaqësinë e publikut, i duhet tu kthejë shpinën atyre!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit