19.8 C
Pristina
Sunday, June 23, 2024

Një anëtar i NATO-s nga zemra e Evropës, me 77 tanke më të fundit gjermanë

Më të lexuarat

Blerja e bujshme në një kohë armatosjeje nga kërcënimi rus: çështë Leopard 2A8…

Qeveria çeke duhet të miratojë marrëveshjen për furnizimin e tankeve Leopard 2A8 në javët e ardhshme, sipas ministres së Mbrojtjes Jana Chernochova.

Aktualisht po zhvillohen negociata me Gjermaninë për blerjen e 77 tankeve. Marrëveshja është hapi i parë drejt finalizimit të kontratës që mund të nënshkruhet deri në vitin 2024 dhe çmimi pritet të jetë i ngjashëm me atë të mjeteve luftarake të këmbësorisë CV90, për të cilat Çekia pagoi 2.43 miliardë euro për 264 njësi, shkruan Army Recognition.

“Ne kemi bërë përparim në projektin e prokurimit të tankeve Leopard 2A8 dhe planifikojmë të paraqesim një marrëveshje të përbashkët prokurimi për miratim nga qeveria në javët e ardhshme,” tha Chernochova.

Nëse qeveria miraton marrëveshjen, ajo do t’i hapë rrugën Republikës Çeke për të maksimizuar pjesëmarrjen e saj në bashkëpunimin e ardhshëm industrial.

Çmimi i tankeve pritet të jetë i krahasueshëm me çmimin e mjetit luftarak të këmbësorisë CV90.

“Kur them se duhet të jetë afërsisht i njëjti çmim si mjetet luftarake të këmbësorisë, nuk mendoj se e kam gabim”, tha ajo.

Në çmim do të përfshihen shpenzimet e planifikuara për blerjen e tankeve dhe rezervat nga norma e inflacionit.

Në dy vitet e fundit, Gjermania i ka dhënë Republikës Çeke 14 tanke Leopard 2A4 dhe një automjet shpëtimi në njohje të mbështetjes së saj për Ukrainën. Në shkurt, Chernochova informoi qeverinë për mundësinë e një dhurimi tjetër të ngjashëm.

Leopard 2A8 është një tank modern luftarak i pajisur me armë të fuqishme dhe sisteme të avancuara mbrojtjeje. Ai peshon nga 65 deri në 57 ton, dhe në rrugë arrin shpejtësinë deri në 70 km/h, ndërsa diapazoni i tij operacional është 450 kilometra.

Leopard 2A8 mund të strehojë një ekuipazh prej katër vetash dhe ka dimensione mbresëlënëse me një gjatësi prej 7.7 metrash, një gjerësi prej katër metrash dhe një lartësi prej tre metrash. Këto karakteristika e bëjnë atë një tank luftarak të fuqishëm dhe të gjithanshëm, të aftë për të përmbushur kërkesat e konflikteve moderne.

“Në të ardhmen, ushtarët tanë duhet të kenë 77 tanke të reja 2A8 dhe 45 tanke 2A4”, tha Chernochova.

Republika Çeke do të arrinte kështu një shifër prej 122 tankesh, përfundon Army Recognition.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti Çekia porositi edhe 24 avionë luftarakë amerikanë më modernë F-35A, të cilët me armatim, stërvitje dhe të gjitha shpenzimet e tjera duhet t’u kushtojnë më shumë se gjashtë miliardë euro. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit