16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Nga Londra me biçikletë për të bërë Haxhin dhe ndihmë 1 milion£ për Sirinë

Më të lexuarat

Që nga nesër (14 korrik) një grup prej 8 njerëzve do të fillojnë një sfidë 6 javore të udhëtimit, duke udhëtuar me biçikletë nga Londra për të shkuar për të bërë Haxhin në Arabinë Saudite.

Çiklistët janë nga një organizatë humanitare e Mbretërisë së Bashkuar dhe shpresojnë që përmes kësaj të ngrisin një fond për ndihmë me vlerë 1 milion£ si ndihmë mjekësore për Sirinë. Ata thanë se po bëjnë edhe një traditë të vjetër për të udhëtuar në këmb për Haxh.

Udhëtimi fillon nga Londra lindore, do të marrin tragetin për në Francë. Nga aty do vazhdojnë me çiklizëm në Paris, nga aty në Zvicër, Gjermani, Austri, Litenshtajnë dhe do të futen në Itali. Në Venecia grupi do të marr tragetin për në Greqi, ata do të vazhdojnë me çiklizëm nëpër Greqi dhe pastaj do të marrin aeroplanin mbi detin e Aleksandrisë.

 

Do vazhdojnë me çiklizëm në Egjypit deri në Hurghada ku do marrin tragetin për në Yanubi të Arabisë Saudite. Udhëtimi i tyre i fundit me biçikletë do të jetë nga Yanubi në Medine. Ata do di mirëpres një grup i çiklistëve në Arabinë Saudite./KohaIslame.com/

https://www.facebook.com/HajjRide/videos/1535512323155107/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit