16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

New Orleans: Orë policore shkaku i uraganit

Më të lexuarat

Uragani Issac ka përfshirë sot qytetin e New Orlenas, pikërisht në ditën e shtatë vjetorit të uraganit Katarina, i cili pati shkaktuar 1 800 viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Autoritetet e qytetit kanë aplikuar orën policore nga mbrëmja deri në agimin ditës së nesërme për shkak se uragani po godet qytetin. Sipas informatave më të reja, uragani megjithatë e ka humbur pak fuqinë e tij dhe ka përmasa të stuhisë tropikale, njoftoi agjencia e lajmeve AP. Por, nëpër pjesë të ndryshme të Louisianës shiu dhe era e rrëmbyeshme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke lënë pa energji elektrike rreth 600 000 shtëpi dhe ndërmarrje. Për fat të mirë, deri tash nuk raportohet për viktima në njerëz, pasi shumica e tyre janë evakuuar ose janë ngujuar mirë nëpër shtëpitë e tyre.
Shpejtësia e erës ka rënë në 95 kilometra në orë, por shirat e mëdha kanë zbrazur rrugët. e qytetit. Sipas shërbimit meteorologjik, sasia e reshjeve të shiut ka qenë mbi 228 milimetra në një centimetër katror./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit