NETANJAHU I KËRKON PRESIDENTIT EGJIPTIAN TË MBËSHTESË TRAKTATIN E PAQES

0
49

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i dërgoi një letër presidentit të ri egjiptian, Mohamed Morsi për të inkurajuar traktatin e paqes të nënshkruar në vitin 1979 mes dy vendeve, theksoi sot një zyrtar izraelit.

Në këtë letër, ekzistenca e të cilës u zbulua nga e përditshmja Haaretz, Netanjahu nënvizon dëshirën e Izraelit për të vazhduar bashkëpunimin dhe riforcimin e paqes”, shtoi zyrtari.

E përditshmja ”Haaretz” theksoi se letra iu dorëzua Mohamed Morsi, kandidatit të lëvizjes së Vëllazërisë Myslimane, fitues i zgjedhjeve të fundit presidenciale egjiptiane, nëpërmjet ambasadës izraelite në Kajro.