9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

NESËR ËSHTË 30 GUSHTI, FESTA E FITORES

Më të lexuarat

Nesër është 30 Gushti, Festa e Fitores.

Presidenti Abdullah Gyl publikoi një mesazh me rastin e Festës së 30 Gushtit.

Në mesazhin e tij, Presidenti Gyl, duke theksuar se ata janë një komb që për një mijë vjet kanë treguar në mënyrën më të mirë tolerancën, respektin, dashurinë dhe kulturën e së jetuarit së bashku, thotë: “Ashtu sikurse për shekuj me radhë askush nuk ka arritur të dëmtojë unitetin dhe solidaritetin, edhe në të ardhmen ata që do të tentojnë të realizojnë një gjë të tillë do të zhgënjehen”.

Ushtria Heroike Turke e cila hodhi firmën e saj mbi një fitore të shkëlqyer historike, i ka rritur prestigjin rajonal Turqisë me fuqinë dhe stabilitetin që i ka fituar asaj, thoshte Presidenti Gyl në mesazhin e tij dhe shtonte: “Ne jemi krenar me shpirtin e lartë të altruizmit që Forcat e Armatosura Turke kanë treguar në luftën kundër terrorit dhe i shpreh atyre mirënjohjen që ndjej për këtë. Turqia si rezultat i pozitës së saj gjeopolitike është në gjendje ta mbajë ushtrinë e saj të fortë dhe ta rrisë ndikimin dhe fuqinë zhbindëse. Me këtë qëllim ne i presim me lëvdata punimet e bëra për modernizimin e ushtrisë”.

Edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor, Xhemil Çiçek në mesazhin që publikoi me rastin e Festës së Fitores së 30 Gushtit, theksoi se Turqia duke e vijuar stabilitetin e saj ekonomik dhe politik do ta vijojë edhe në të ardhmen potencialin për t’u kthyer në një vend lider.

Në mesazhin e tij Çiçek tha: “Me Mësymjen e Madhe, paraardhësit tanë që treguan një përpjekje historike na lanë një histori të lavdishme dhe një shtet të pavarur. Duke i dalë për zot kësaj trashëgimie ne do të vazhdojmë të marrim shembull nga ajo”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit