16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Nëpunësi civil mungoi në punë për 6 vjet, por paguhej

Më të lexuarat

Një nëpunës civil në Spanjë është gjobitur me 27 mijë euro pasi nuk kishte shkuar në punë për të paktën gjashtë vite.

Sipas BBC, mungesa në punë e Joaquin Garcia u vu re vetëm kur ai duhej të merrte një shpërblim për shërbim të gjatë në vendin e punës.

69-vjeçari, detyra e të cilit ishte të mbikëqyrte godinën e një impianti të ujërave të zeza, ka dalë në pension që prej atëherë.

Ai i ka mohuar akuzat dhe thotë se ka qenë viktimë e talljeve.

Një gjykatë e urdhëroi të paguante gjobën.

Garcia paguhej 37 mijë euro në vit pa taksat nga një kompani ujësjellësi.

Gjoba e tij është e barabartë me rrogën e një viti pasi të hiqen taksat.

Vetëm kaq mund të pretendonte kompania ndaj tij.

Gjykata dëgjoi se si shefi i ujësjellësit nuk e kishte parë atë prej vitesh, pavarësisht se e kishte zyrën përballë tij.

Garcia pritej të merrte një shpërblim për 20 vitet në detyrë, kur u zbulua edhe historia e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit