14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Në Tiranë u zhvillua prezantimi i veprës së titulluar “Historia Osmane dhe Institucionet”

Më të lexuarat

Studentët e ekselencës të Fondacionit “ALSAR”,në kuadër të veprimtarive kulturore të projekteve të vullnetarizmit organizuan veprimtari të prezantimit të recencave të veprave studimore.

Në veprimtarinë e zhvilluar u bë prezantimi i recensës së veprës së titulluar “Historia Osmane dhe Institucionet” të autorit Prof. Dr. Mehmet Maksudoglu”. Referues në këtë ceremoni ishte studenti i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Indrit Qehajaj.

Gjatë prezantimit të tij, nxori në pah vlerat dhe faktet se ky libër i Prof. Dr. Maksudoglu bazohet në dokumente autentike të formuluara në kohën kur ato kishin fuqi veprimi. Autori argumenton se, ndryshe nga perandoritë e tjera në historinë e shoqërisë njerëzore, Perandoria Osmane ka funksionuar si Devlet i bazuar në parimet e Kur’anit Famëlartë, që kultivonin mendësitë dhe praktikat e respektimit të kulturave, të formave të organizimit ekonomik e shoqëror, të arsimimit dhe arteve të popujve të ndryshëm.

Diskutimi u ndal dhe mbi tolerancën fetare që mbizotëronte në Devletin Osman dhe politikat që ndiqeshin për ta ruajtur këtë tolerancë dhe për ti siguruar çdo besimtari të drejta të barabarta dhe sigurinë e jetës, nderit dhe pasurisë.

Studentët nuk kishin menduar të qëndronin vetëm në trajtimin e historisë osmane, por të diskutonin dhe për territoret shqiptare nën osmanët. U diskutua mbi sistemet që u përdorën nga osmanët në këto troje, për Sadrazamët (kryeministrat) shqiptarë në shtetin osman, për pashallëqet dhe deri tek Ismail Qemali. Ata vlerësuan në këtë mënyrë gjatë analizës dhe vlerësimeve të tyre se ky libër, drejtpërdrejt dhe tërthorazi, hedh dritë mbi çështje të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë shqiptare që nga fillimi i shekullit XV deri në vitin 1912.

Të pranishëm në sallën e konferencave të Fondacionit “ALSAR” ishin studentë të fakulteteve të ndryshme, të cilët përgëzuan referuesin për prezantimin e tij në këtë nismë të ndërmarrë, që synon të zgjerojë horizontin e tyre kulturor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit