11.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Siri – Forcat e Esadit ndërmarrin sulme intensive ndaj rajonit të Malit Turken të Idlibit

Më të lexuarat

Pas vendosjes së kontrollit mbi Deran dhe Kuneytran, forcat siriane dhe aleatët nisën një operacion ushtarak për të vendosur kontrollin e plotë edhe në rajonin e Malit Turkmen.

 

Forcat besnike të Presidentit sirian Bashar Esad dhe përkrahësit e tyre kanë filluar me sulme intensive me qëllim të marrjes së plotë të Malit Turkmen të Latakias në veriperëndim të Sirisë.

Pas vendosjes së kontrollit mbi Deran dhe Kuneytran, forcat siriane dhe aleatët nisën një operacion ushtarak për të vendosur kontrollin e plotë edhe në rajonin e Malit Turkmen.

Forcat e regjimit, të cilat ndërmarrin sulme me këmbësori dhe artileri në dy vijat e frontit të kontrolluara nga Ushtria e Lirë Siriane në rajonin e Malit Turken, vazhdojnë me dislokimin e trupave në këtë rajon.

Bëhet e ditur se të premten mbrëma artileria e regjimit filloi me sulmet intensive ndaj pozitave të opozitës siriane në Malin Turkmen, e cila ndodhet brenda kufijve të “zonës së çtensionuar”.

Forcat siriane në vitin 2015, me mbështetje ajrore të Rusisë, morën 85 për qind të Malit Turkmen. Rreth 20 për qind turkmenë dhe arabë, që kanë jetuar në këtë zonë, u detyruan të arratisën në Turqi.

Opozitarët në rajonin e Malit Turkmen kontrollojnë fshatrat Çumeren, Kelez, Isapinar, Sallur, Jamadi, Karamanli dhe çifligjet Zeytinxhik, Xhiptoroz dhe Kalaba.

Vendet garantuese Turqia, Rusia dhe Irani në fillim të muajit maj të vitit të kaluar, gjatë raundit të katërt të negociatave mbi Sirinë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astanë, nënshkruan memorandum për formimin e “zonave të çtensionuara”, në rajonin e Sirisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit