7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ndodh vetëm në Shqipëri, Qeveria nuk njeh vendimet e gjykatave!

Më të lexuarat

Emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar puntatën e sotme rastin kur Këshilli i Ministrave nuk zbaton vendimet e formës së prerë të gjykatave për të dëmshpërblyer punonjësit e larguar padrejtësisht nga puna.

Bëhet fjalë për rastin e zonjës Vilma Kadesha, e cila në Janar të vitit 2013 punonte në Këshillin e Ministrave si anëtare e Komisionit të Prokurimit Publik. Shkurtimet nga puna prekën dhe atë, e cila u pushua pa motivacion.

Çështja shkoi në gjykatë dhe kjo e fundit i dha të drejtë znj.Vilma Kadesha se ishte larguar padrejtësisht nga puna dhe fitoi të drejtën e dëmshpërblimit të 40 milionë Lekëve të vjetra.

Këtë shumë parash që duhet t’ia paguajë Këshilli i Ministrave, ende nuk e ka marrë.

Ka kaluar më shumë se një vit, dhe përmbaruesi nuk gjen paratë që t’i sekuestrojë Këshillit të Ministrave. Për t’i dhënë zgjidhje situatës, i është drejtuar me disa shkresa Këshillit të Ministrave, por nuk ka marrë përgjigje.

Çfarë ka ndodhur konkretisht? Pasi Këshilli i Ministrave nuk paguante shumën prej 40 milionë Lekësh që gjykata i dha në favor të znj.Kadesha për largimin e padrejtë nga puna, përmbaruesi privat vendosi sekuestro konservative në buxhetin e Këshillit të Ministrave. Që do të thotë se paratë e qeverisë në buxhetin e përcaktuar për zbatimin e vendimeve të formës së prerë, bllokoheshin të gjitha. Por, përmbaruesi nuk gjeti aty asnjë qindarkë. Ky buxhet i Këshillit të Ministrave ishte bosh.

Por, emisioni “Stop” zbuloi se Këshilli i Ministrave ka krijuar një fond të fshehtë, një nënstrukturë të posaçme që quhet “Aparati i Këshillit të Ministrave”. Nga kjo nënstrukturë lëvrohen fondet për ekzekutimin e vendimeve të formës së prerë, por Këshilli i Ministrave nuk ka autorizuar ende sot e kësaj dite shumën prej 40 milionë Lekësh që duhet t’i paguhet zonjës për pushimin nga puna pa motivacion.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit