14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ndodh në Kroacinë katolike: gjobë turistëve gjysëmlakuriq dhe të dehur

Më të lexuarat

Nuk kemi të bëjmë me ndonjë vend ku sundon fanatizmi fetar, apo ku shfaqet ndonjë linjë e kritereve etike islame mbi prezencën fizike në plazhe; bëhet fjalë për një vend katolik si Kroacia, ku në një ishull të saj është marrë vendimi për të ndëshkuar me gjobë të gjithë ata plazhistë që ecin me rroba banje ambienteve publike, si të ishin “në shtëpinë e vet”, pa thënë si të ishin në plazh, ku realisht atje janë.

Në hyrje të Hvarit këtë fundjavë u shfaq një tabelë paralajmëruese, ku sqarohej se kushdo që shëtit nëpër rrugët e qytetit me kostum banje, do të paguajë gjobën deri në 600 euro, se dhe kushdo që ecë nëpër rrugë me një shishe në dorë apo gjendet i shtrirë në gjendje të dehur, do të paguajë gjobën prej 700 euro.

Kryebashkiaku i Hvarit, Ricardo Novak, iniciues dhe promovues i kësaj mase, ka denoncuar së fundmi turistët britanikë për shkak të dehjeve së tepruara dhe shfaqjes së lakuriqësisë.

“Vjellin kudo nëpër qytet, urinojnë në çdo cep, ecin pa gjë në trup, flejnë kudo nëpër qytet, enden përreth dhe nuk dinë gjë për veten”, tha ai në një intervistë për “Slobodna Dalmacija”.

“Çdo gjë ka kufijtë e vet. Vendasit nuk duhet të pranojnë të ardhurit që rrijnë lakuriq në pronat e tyre dhe nuk duhet t’u shërbejnë alkool, nëse ata e shohin se po shkojnë drejt dehjes”, tha më tej Novak.

Ai shtoi tha se nuk dëshiron që Hvari të jetë ekskluzivisht një party-destinacion.

“Turistët e rinj janë të mirëpritur, por do të duhet të dinë se si të sillen këtu. Fitimi me çdo çmim nuk është ajo që ne duam nga turizmi në ishull”, theksoi Novak. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit