Nafta ne rënie

0
45

Kontratat e naftës kanë regjistruar një korrektim të lehtë të vlerës së tyre, të hënën u karakterizua nga volumi i ulët për shkak të mungesës së aktivitetit në bursën e Tokios dhe të Shangait. Trendi rënës në vlerën e kontratave të naftës në tregun e ardhmërive është përcaktuar nga raportimi i një vlere më të ulët të zgjerimit të ekonomisë amerikane në tremujorin e parë.

Kjo vlerë zgjon frikën për dobësi të konsumit të energjisë nga konsumatori i parë në botë. Megjithatë masa e rënies është e vogël për shkak të vlerës së ulët të dollarit amerikan në tregjet monetare i zhvlerësuar nga pritshmëria për ndërhyrje të Rezervës Federale në stimulin sasior të ekonomisë.

Nafta dhe dollari amerikan kanë një varësi në përpjesëtim të zhdrejtë. Nafta bruto Brent e Londrës për qershorin ra 22 cent në 119.61 dollarë për fuçi. Në javën e kaluar kjo kontratë u rrit pothuajse 1 për qind. Nafta bruto amerikan për qershorin ra 2 cent në 104.91 dollarë për fuçi./kohaislame/