Muslimanet ne U.S.S.R (ish Bashkimi Sovietik)

0
251

Nga A. Kalam

Numri i myslimanëve në ish Bashkimin Sovjetik është rreth 80 milion. Megjithatë numrin e tyre të madh është e qartë se bota e jashtme nuk di shume gjera për ata. Nga 16 shtete te cilat përbënin Bashkimin Sovjetik, Myslimanet ishin shumica e popullsisë ne tete nga këto shtete kur komunistet morën fuqinë me 1917. Zonat ne te cilat myslimanet përbënin shumicën ne Bashkimin Sovjetik ishin: 1. Uzbekistan, 2. Taxhikistan, 3. Azerbajxhan, 4. Gjeorgjia dhe Armenia, 5. Kazakistan, 6. Kirgizia, 7. Tatar dhe Bashkar, 8. Kaukazi dhe 9. Krimea.

Islami erdhi ne Uzbekistan ne shekullin e tete gjate kohës se Kalifatit Umajad dhe Kalifit Abdul Malik bin Maruan. Për 1200 vjet, e gjithë zona qëndroi nen qeverisjen e Myslimaneve. Nga Uzbekistani kane dale një sere shkollaresh te mirënjohur te Hadithit dhe Fikut, se bashku me filozofe, fizikane dhe matematikanë. Ishte pikërisht ne fillim te shekullit te tete, kur gati e gjithë popullsia e Taxhikistanit pranoi Islamin, me përpara edhe se mesazhi i Islamit te arrinte ne Afganistan. Mesazhi islam arriti ne Azerbajxhan me 14 AH (636 e.r), dhe u be pjese e botes Myslimane ne vitin 113 AH gjate kohës se kalifit Umajad Hisham bin Abdul Malik.

Tregtaret myslimane çuan Islamin ne Rusinë Evropiane ne fillim te shekullit te dhjete. Ka përreth 10 milion myslimane ne Tatar, Bashkar, Kazan, Uralet dhe ne luginën e lumit Vollga.

Deklarata e nënshkruar se bashku nga Lenini dhe Stalini me 4 Dhjetor 1917 thoshte: ” Për myslimanet ne Rusi, qofshin ata tartare të Volges, banoret e Krimeas, Kaukazit, Siberisë apo Turkistanit, turqit e Kaukazit, për te gjithë ata xhamitë dhe vendet e shenjta të të cilëve dhe besimi dhe traditat e tyre u janë prekur nga carët e Rusisë apo tiranë te tjerë; Jetoni te qete tani sepse traditat tuaja, besimi, institucionet kulturore dhe kombëtare do te jene te lire qe nga kjo dite, dhe asnjë nuk do te kundërshtojë ketë ne te ardhmen. Ju jeni te lire te organizoni jetën tuaj kombëtare pa interferenca dhe pengesa nga jashtë.” Megjithatë Ruset e dinin se e vetmja fuqi qe mund te ishte një rrezik për revolucionin e tyre ishin shtetet myslimane. Brenda një viti ata ndërruan mënyrën dhe pushtuan shtetet myslimane.

Për mese 74 vjet kolonizimi dhe shfrytëzimi i pati shkretuar tokat e tyre, pati harxhuar rezervat natyrore, dhe dobësoi shpirtin e tyre te lirisë. Djalli i socializmit pati gllabëruar përreth pesëdhjetë mije ulema dhe udhëheqës fetare deri me 1940 dhe duke u bazuar ne statistikat Ruse, komunistet patën mbyllur 14,000 xhami ne Turkistan deri me 1941. Ne republikën e Turkmenisë, gjate vitit 1954, u bene rreth 700 fjalime kundër fesë. myslimanet u quajtën “Balmeek” e cila do te thotë fundamentalist dhe përçarës. Çdo mysliman mund edhe te vritej pasi deklarohej si Balmeek.

* * *

Bashkimi Sovjetik është duke u shpërbëre. Ka humbur shume nga republikat e tij. Megjithatë çështja mbetet se çfarë do te ndodhe me Myslimanet ne atë vend te pastabilizuar. Ka përreth 80,000,000 myslimane ne ish Bashkimin Sovjetik. Me gjithë se ky numër është shume i madh bota e jashtme duket se di shume pak për ta. Ish Partia Komuniste dhe KGB i patën izoluar ata aq keq saqë pjesa me e madhe e Myslimaneve nuk u përpoqën për çlirim. Për mese 74 vjet kolonizimi dhe shfrytëzimi i pati shkretuar tokat e tyre, pati harxhuar rezervat natyrore, dhe dobësoi shpirtin e tyre te lirisë.

Nga 16 shtete qe përbënin Bashkimin Sovjetik, Myslimanet ishin shumica ne tete prej tyre kur komunistet erdhën ne fuqi me 1917. Ata u sollën ne fillim si simpatizantë te myslimaneve. Madje dhe deklarata e 4 Dhjetorit, 1917 e firmosur nga Lenini dhe Stalini thoshte: “Për myslimanet ne Rusi, qofshin ata tartare te Volges, banoret e Krimeas, Kaukazit, Siberisë apo Turkistanit, turqit e Kaukazit, për te gjithë ata xhamitë dhe vendet e shenjta të të cilëve dhe besimi dhe traditat e tyre u janë prekur nga Carët e Rusisë apo tiranë te tjerë; Jetoni te qete tani sepse traditat tuaja, besimi, institucionet kulturore dhe kombëtare do te jene te lire qe nga kjo dite, dhe asnjë nuk do te kundërshtoje ketë ne te ardhmen. Ju jeni te lire te organizoni jetën tuaj kombëtare pa interferenca dhe pengesa nga jashtë.”

Një deklarate tjetër e 15 Nëntorit 1917 e firmosur po nga Lenini dhe Stalini thoshte: “Kombet ne Bashkimin Sovjetik kane te drejte te vendosin vete për te ardhmen e tyre ne çdo kohe. Ata kane te drejte qe te shkëputen nga Bashkimi dhe te shpallin liri te plote, gjithashtu kane te drejtën për te braktisur nqs duan te gjitha vlerat kombëtare dhe fetare si dhe diskriminimin.” (Gazeta Qeveritare Komuniste e Nëntorit 3, 12, 1917).

Megjithatë Ruset e dinin se e vetmja fuqi qe mund te ishte një rrezik për revolucionin e tyre ishin shtetet myslimane. Brenda një viti ata ndërruan mënyrën e sjelljes dhe pushtuan shtetet myslimane. Zonat ne te cilat myslimanet përbënin shumicën në Bashkimin Sovjetik ishin: 1. Uzbekistan, 2. Taxhikistan, 3. Azerbajxhan, 4. Gjeorgjia dhe Armenia, 5. Kazakistan, 6. Khirgistan, 7. Tatar dhe Bashkar, 8. Kaukazia dhe 9. Krimea.

Republika e Uzbekistanit

Uzbekistani (173,600 milje katror) ka një popullsi prej 20 milion nga te cilët 80 përqind janë myslimane Uzbeke. Tashkenti është kryeqyteti i këtij shteti ndërsa Samarkandi është qyteti i dyte për nga madhësia. Bukara, Fargana, Kashkadarja dhe Sorekani, janë disa nga provincat e tij. Ai ka kontribuar shume shkollare te mirënjohur ne Hadith dhe Fik, dhe po ashtu filozofe, fizikane, matematikanë dhe astrologë. Përreth 60 perqind e pambukut rus prodhohet ne Uzbekistan. Bukara është qendra e qilimave te një cilësie shume te mire, ndërsa Kiva është e njohur për blegtorinë.

Islami erdhi ne Uzbekistan ne shekullin e 8 gjate kohës se kalifit umajad Abdul Malik bin Maruan. Muxhahidi i mirënjohur mysliman Kuataiba bin Muslim Bahli e beri ketë zone pjese te botes myslimane me 706 pas një xhihadi qe zgjati për 9 vjet. Pak kohe me vone arabishtja u adoptua si gjuha zyrtare. Për 1200 vjet, e gjithë zona qëndroi nen ligjin mysliman, dhe shtetet islame te Bukaras, Kheuas, Oazakut dhe Kokandit u formuan ne ketë toke. Cari i Rusisë e aneksoi përsëri Uzbekistanin ne shekullin e 19-te.

Me 1917 kur regjimit te Carit i erdhi fundi, myslimanet formuan shtetet e tyre te pavarura ne Samarkand, Khoqand, dhe Bukhara. Këto shtete luftuan kundër komunisteve për 5 vjet.

Ne Prill te 1922, një Konferencë Turkistan islame u mbajt ne Samarkand dhe ajo vendosi qe Turkistani te ishte një republike e pavarur. Komunistet dërguan atëherë Ushtrinë e Kuqe, nen M.Feroze dhe filluan vrasjen ne mase te myslimaneve. Mbas dështimit te kësaj përpjekje, filloi një propagande antiislame. Ulematë u vunë ne shënjestër te kësaj propagande dhe u bene përpjekje qe këta te zëvendësoheshin me njerëz te paskrupuj dhe te korruptuar. Sume institucione fetare u mbyllen dhe faljet ne grup u ndaluan. Çdokush qe mund te gjendej duke u falur gjobitej rende. Medresetë u mbyllen dhe ulemave iu dhane dënime te renda. Metoda te ndryshme përdoreshin për likuidimin e tyre. Për shembull ata dërgoheshin ne kampe pune nga te cilat nuk kishte shpëtim. Ne fillim te kësaj fushate kishte rreth 7000 medrese ne Turkistan nga te cilat thuajse nuk ka mbetur asnjë. Një brez i ‘ulemave’ socialiste u formua gjate kësaj kohe. Pati gjithashtu dhe përpjekje qe te shtyhej brezi i ri drejt imoralitetit dhe alkooli dërgohej me shumice ne zonat myslimane.

Ne mënyre qe te distanconin myslimanet nga Kurani dhe Hadithi, shkrimi arab u zëvendësua ne fillim me shkrimin latin i cili me vone u ndërrua ne cirilike.

Gjate luftës se Dyte Botërore, kur gjermanet pushtuan Rusinë, komunistet e lehtësuan pak politiken e tyre kundër fesë sepse myslimanet duheshin për te shërbyer ne ushtri. Muzeu Nacional i Moskës ka shume flamuj te myslimaneve ne te cilët gjendet e shkruar dhe Kalima Shahadeti. Mbas Luftës Botërore, politika kundër fesë u rikthye përsëri dhe një periudhe e re vështirësish filloi për myslimanet.

Republika e Taxhikistanit

Taxhikistani ( sipërfaqe 55250 milje) kane kufi Afganistanin dhe disa nga zonat e tij janë në Afganistan. Nga një popullsi totale pre 5 milion, 98 perqind janë Myslimane me origjine Tajik apo Uzbeke. Komunistet i vunë emrin Stalinabad kryeqytetit historik Dushanbe. Dy qytete te tjera te mëdha janë Leninabad dhe Horuxh. Sheiku Yaub Carki, një dishepull i talentuar i Sheik Kuaxha Bahaudin Nakshband, është varrosur ne Dushanbe dhe e gjithë zona është nën një influencë të fuqishme nga shenjtët myslimane.

Me ardhjen e islamit ne këto zona ne shekullin tete, e gjithë popullsia e Taxhikistanit pranoi islamin, madje edhe me pare se sa ky mesazh te arrinte Afganistanin. Ruset e pushtuan ketë republike ne shekullin e 19-te.

Qeverisja e Carit përfundoi me 1917 dhe myslimanet morën kontroll mbi te gjitha këto zona. Komunistet nuk treguan ndonjë shenje keqdashje kundër myslimaneve por sapo morën fuqinë në dore, ata pushtuan Taxhikistanin ashtu si dhe pjesët e tjera të Turkistanit. Kjo republikë iu aneksua Bashkimit Sovjetik dhe deri në ketë kohe shume xhami dhe ulema u eliminuan. Lumi Amu (Daria) i kalon midis zonave te banuara nga njerëz taxhik folës qe jetojnë ne Rusi dhe Afganistan. Gjate xhihadit afgan, ushtaret ruse taxhik folës mbeten përballe myslimaneve afgane dhe kjo gjë krijoi shume konfuzion. Kur ruset morën vesh për ketë, ata i tërhoqën ushtaret taxhik dhe i zëvendësuan ata me evropianë të cilët nuk e dinin gjuhen lokale.

Republika e Turkmenise

Turkmenia (186,400 milje katrore) ka një popullsi prej 3,5 milion, 90 perqind e se cilës është myslimane. Ishabadi është kryeqyteti i republikës ndërsa Ciajo, Poltek dhe Maru, kanë qenë qendra te civilizimit islam. Disa nga muhadithet me te famshëm patën jetuar këtu. Xhamia Hamdani ne Mari ehte je monument historik i cili e pati marre emrin nga Sheik Yusuf Hamdani i cili pati udhëhequr Turkistanin kundër pushtimeve nga jashtë.

Ne shekullin e 18-te, Turkmenia u be pjese e botes myslimane dhe qëndroi nen qeverisjen myslimane deri ne shekullin e 19-te kur ushtritë e Carit e pushtuan.

Mbas revolucionit komunist, Turkistani mbeti i pavarur, por u pushtua shpejt nga Ushtria e Kuqe dhe u be pjese e Bashkimit Sovjetik. Më vonë, u deklarua si Republika e Turkmenisë dhe një qeveri komuniste u krijua atje. Ulematë u dërguan ne kampe pune dhe shume njerëz u punësuan qe te predikonin ateizmin. Vetëm gjate vitit 1954, u mbajtën rreth 700 fjalime kundër fesë. myslimanet u quajtën “Balmeek” e cila do te thotë fundamentalist dhe përçarës. Çdo mysliman mund edhe te vritej pasi deklarohej si Balmeek.

Republika e Kirghizise

Kjo ehte republika e katërt e formuar nga komunistet ne Turkistan. Ka je sipërfaqe prej 76,460 milje katrore dhe një popullsi prej 4 milion nga te cilët 92 për qind janë myslimanë. Farmand ishte kryeqyteti i kësaj republike. Islami mbërriti këtu ne shekullin e 18-te dhe shume shpejt shumica e popullsisë përqafuan atë, dhe po ashtu qeveri Myslimane morën ligjin ne dore. Se fundi, Ushtria e Carit e pushtoi ketë zone ne shekullin e 19-te.

Mbas rënies se Carit, myslimanet u rrezuan nga komunistet. Sipas shkrimtareve kristianë, djalli i socializmit pati gllabëruar rreth 50,000 ulema dhe udhëheqës fetare deri me 1940-ten dhe, duke u bazuar ne statistikat ruse, komunistet patën mbyllur 14,000 xhami ne Turkistan deri me 1941.

Republika e Kazakistanit

Republika e Kazakistanit, është republika e peste e përfshire ne Turkistanin rus, është rreth 1,048,310 milje katrore dhe ka një popullsi prej 16.5 milion, 70 perqind nga te cilët janë myslimane.

Islami erdhi këtu ne fillim te shekullit te tete. Sot turqit kazake janë te njohur për besimin e tyre te forte. Tribute kazake gjithashtu e përqafuan islamin ne fillim te shekullit te 17-te. Ata ishin njerëzit e fundit qe adhuronin idhuj ne Turkistan dhe qe te futeshin ne islam. Por ne shekullin e 19-te, pati një rënie te islamit meqë ushtritë e Carit filluan sulmet kundër Kazakistanit.

Kazakët turq e themeluan republikën e tyre te pavarur me 1920 ne fund te dominimit te Carit por komunistet aneksuan ketë republike me dhune me 1936. Gjuha kazake e cila pati qene gjuha zyrtare e republikës deri me 1921, u zëvendësua me vone nga rusishtja dhe këngët kazake dhe islame u ndaluan. Një numër i madh ulemash u përzunë dhe xhamitë u konvertuan ne klube dhe shkolla. Disa nga xhamitë madje u shndërruan ne shtëpi publike. Myslimanet u ndaluan te shkonin ne haxh. Një gjeneral rus i quajtur Tober, shkruan ne një nga librat e tij se 200 myslimane turkistane aplikuan për leje për te shkuar ne haxh, por vetëm 17 aplikime iu dërguan Moskës për aprovim.

Republika e Azerbajxhanit

Azerbajxhan (sipërfaqe 33,450 milje katrore), ndodhet ne perëndim te Detit Kaspik dhe veri te Iranit, ka një popullsi prej 7 milionësh nga te cilët 80 për qind janë Myslimane: 77 perqind janë turq dhe 10 perqind arabe dhe iraniane. Ne perëndim te saj janë Armenia, Turqia dhe Iraku. Pra, ka lidhje direkte me boten myslimane nëpërmjet Iranit dhe Turqisë. Kjo republike e pasur ne nafte është burimi kryesor për Bashkimin Sovjetik.

Mesazhi islam arriti ne Azerbajxhan me 14 A.H. kur ushtria islame arriti nen komandën e Bakr bin Abdullah. Sidoqoftë u be pjese e botes islame ne vitin 113 Hixhra gjate periudhës te Halifit umajad Hisham bin Abdul Malik. Deri ne ketë kohe, mijëra myslimane arabe qene vendosur ne Azerbajxhan dhe patën filluar te përhapnin mësimet islame kudo.

Pushtimi i pare rus i Azerbajxhanit qe ndodhi ne shekullin e 13-te çoi ne luftën Rusi-Iran për kontrollin e kësaj republike. Ne fund te luftës, ushtria e Carit arriti te kapte veriun e Azerbajxhanit dhe ushtroi shume dhune mbi myslimanet e kësaj zone e cila çoi në një eksod te madh për në Iran dhe Turqi.

Mbas revolucionit Bolshevik, Myslimanet Azerbajxhanasit shpallen pavarësinë me 28 Maj, 1918, dhe qeveria komuniste e Rusisë e njohu ketë. Parlamenti i parë Azerbajxhan përfshinte 84 myslimane, 2 armene dhe 11 ruse.

Por vetëm mbas 2 vjetësh, Ushtria e Kuqe pushtoi Azerbajxhanin nga njëra ane dhe ushtritë armene u futen ne Azerbijan nga ana tjetër dhe me se fundi ai mbeti ne dorën e sovjetikeve ne 17 Gusht, 1939. Ëndrra ruse për te pushtuar rezervat e naftës te Azerbajxhanit u realizua. Shpejt mbas kësaj, xhamitë, shkollat fetare dhe ulematë u eliminuan dhe Ruset patën sukses ne vendosjen e një sistemi ateist me ndihmën e disa ulemave te cilët u bene shërbëtoret e tyre.

Kaukazia (Kaukaz)

Kaukazi i Jugut përfshin Azerbajxhanin, ndërsa zona veriore e tij është tradicionalisht një zone me nje shumice muslimane e cila perfshin Dagestanin dhe Carkasin. Kaukazi i veriut (siperfaqe: 166,177 milje katrore) ka nje popullsi prej 10.25 milion banore. Dagestani, i cili u fut ne halifat qe me 24 hixhri (ah), ishte nga te parat zona qe u fut ne islam. Me vone, shashanet dhe ankoshet pranuan islamin. Kjo toke lindi shume luftetare te medhenj. Ruset bene nje sere sulmesh ne kete toke ne shekullin e 16-te dhe kapen te gjithe zonen ne shekullin e 19.

Fiset qe jetonin ne kodrat e Kaukazit deklaruan lufte te hapur kunder Rusise nen komanden e Sheik Mansurit. Pas tij erdhen me radhe Kazi Mullah, Hamza Bak, Mohamasud-Din dhe Imam Shamili. Imam Shamili vazhdoi xhihadin per 30 vjet dhe fitoi shume beteja kunder ruseve. Me se fundi, Ruset munden ta kapnin ate me 1859. Arrestimi i tij u be shkak per nje vale destabilizimi ne gjithe Kaukazin dhe vitin tjeter, qeveria ruse u detyrua te deklaronte se kaukazve do u jepej liri e plote.

Mbas Revolucionit te 1917-tes, muslimanet e Kaukazit krijuan qeverine e tyre indipendente te quajtur Turk Dagstan. Turqia dhe Gjermania e njohen kete shtet. Me vone edhe komunistet e e bene kete gje.

Me 1921, nje konference ne Kaukaz ne te cilen merrte pjese dhe Stalini, arriti ne perfundimin se Republika e Kaukazit do te formohej ne perputhje me Sheriatin islam dhe traditat e popullit kaukaz. Fotografite e Imam Shamilit u ngjiten neper zyrat e qeverise. Megjithate, vetem mbas pak vitesh, komunistet treguan fytyren e tyre te vertete dhe duke zbatuar nje program te ndare ne faza, xhamite, shkollat fetare, ulemate dhe tregetaret muslimane gradualisht u zhduken. Me 1937, gjurmet e mbetura te islamit u fshine ne emer te “levizjes popullore.” Simbas nje autori kaukazian, rreth 1,000, 000 muslimane u martirizuan ne Kaukaz.

Gjeorgjia dhe Armenia

Shumica Muslimane ne keto republika u kthye ne nje minoritet mbasi revolucioni komunist dhe kristianet morren ligjin ne dore. Levizja islame megjithate ka filluar ne keto republika dhe ne Mars te 1991 u be nje revolte e madhe ne Gjeorgji ne te cilen 18 vete humben jeten. Pati te dhena edhe per perplasje me forca te armatosura. Kjo ishte levizja e pare e organizuar mbas shpallej se perestrojkes nga Gorbacovi.

Krimea

Ky ishull pjellor ndodhet ne Detin e Zi ne drejtim te Turqise veriore dhe ka nje siperfaqe prej 27,000 milje katrore. Ne shekullin e 13-te, udheheqesi krimean Barkah Khan pranoi islamin dhe nxiti halifet abbaside te dergonin misione muslimane per Da’uah ne shtetin e tij. Me ftesen e tij, shume ulema, tregtare muslimane, shkollare te fikut dhe predikues arriten ne Krimea nga vende te ndryshme islame dhe filluan te punonin per dauah. Me 1482, nje qeveri e pavarur dhe sovrane u vendos ne kete zone e udhehequr nga Alhaj Mangle Karai. 69 pinjolle te dinastise se tij u bene udheheqes te Krimeas nje pas nje. Afer fundit te kohes se tyre, forcat e Carit filluan perplasjet me ushtrine krimeane. Me 1475, Krimea u perfshi ne prandorine Ottomane. Ky shtet zgjati per 300 vjet deri me 1774, kur u deklarua i pavarur pas negociatave midis qeverive ruse dhe ottomane. Por me 1783, ruset e pushtuan ishullin pas nje masakre te madhe mbi muslimanet.

Mbas Revolucionit Rus, muslimanet krimean shpallen pavaresine e tyre dhe Muftiu i Madh i Krimeas u zgjodh president. Disa vende e njohen pavaresine e saj. Sidoqofte, komunistet e pushtuan Krimean me 1918 dhe formuan qeverine e tyre atje mbas dy vjetesh. Nje udheheqes komunist i quajtur Kali Ibrahim u caktua si guvernator. Ne kete proces ruset masakruan mijera Muslimane.

Muslimanet ne Rusine Evropiane

Ka rreth 10.25 milion muslimane ne Tatar, Bashkar, Kazan, Urale dhe ne luginen e lumit Vollga. Muslimanet jane shumice ne Tatar dhe Bashkar por ne vend qe te shpalleshin si republika te vecanta, keto zona u bashkuan te gjitha ne Bashkimin Sovietik.

Tregtaret muslimane sollen islamin ne keto zona ne shekullin e 10. Me 921, udheheqesi musliman Ajmas Khan bin Silki dergoi perfaqesuesit e tij te halifi abbasid Muktadir Billah duke kerkuar qe grupet e ulemave dhe shkollareve te fikut te dergoheshin ne keto zona per shperndarjen e sheriatit islam ne keto zona. Ai gjithashtu ftoi dhe inxhinieret muslimane qe te percaktonin drejtimin e kibles dhe per ndertimin e xhamise. Shume ulema dhe reformatore u linden ne keto toka, perfshi ketu edhe shkrimtarin dhe historianin e famshem Kazi Jakub Nauman.

Ruset pushtuan keto toka me 962, dhe Kazani u be nje pjese e perandorise Ruse me 1552, dhe muslimanet e atjeshem vuajten nje sere veshtiresish. Me vone, qindra mijera muslimane u detyruan te deklaronin veten e tyre si kristiane.

Mbas Revolucionit Komunist, keto zona u cliruan dhe muslimanet filluan te ndertonin xhami te reja. Por me 1918 Ushtria e Kuqe pushtoi Kazanin. Si rezultat i kesaj mijera ulema shkuan si refugjate ne Mancuri dhe Japoni. Me 1919, u formua nje republike socialiste e kombeve Tatar dhe Bashkar. Mbas kesaj shkrimi arab u ndalua, xhamite u konvertuan ne klube dhe shtepi publike, Ata qe u perpoqen te rezistonin, iu merrej toka. Me 1931, pati nje kryengritje ne Tatar dhe Bashkar e cila u shtyp me dhune nga Ushtria e Kuqe.

Mbi 70 vjet te dominimit rus asnjehere nuk e shuan pasionin e muslimaneve per pavaresin. Ky pasion u rizgjua perseri me 1990 pas deshtimit te komunizmit.

Terheqja e turpshme e sovietikeve nga Afganistani e theu nje here dhe pergjithmone imazhin e tyre si te pathyeshem dhe superiore dhe njerezit morren guxim qe tu dilnin tankeve perballe. Lufta afgane ishte gjithashtu nje mundesi qe ushtaret ruse te futnin brenda letersi islame, perfshi ketu kuranin e shenjte. Disa grupe muxhahidinesh madje sulmuan edhe teritoret ruse pergjate lumit Amu e cila rriti moralin e muslimaneve vendas.

Revolucioni iranian gjithashtu ka frymezuar levizjen clirimtare ne Azerbajxhan. Ish presidenti Zia ul-Haq ishte i pari qe e coi zerin per clirimin e muslimaneve ruse. Nje clirim qe tashme po behet realitet.

* * *

Allah: Allah eshte emri arab per zotin e madh, krijues dhe perkujdeses i universit. Perdoret gjithashtu edhe nga kristianet arabe dhe hebrejte per zotin (Eloh-im ne hebraishte: ‘Allaha’ ne aramisht, gjuha e nenes e Jezusit, pbuh). Fjala Allah nuk ka as shumes dhe as gjini. Zoti nuk ka ndonje ndihmes apo partner, dhe nuk lind ose te linde. SWT eshte nje shkurtim i fjaleve Arabe te cilat kane kuptimin ‘Lavdia qofte mbi te.’