7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Muslimanët më me ndikim në botë për 2018-ën: Erdogan në krye të listës

Më të lexuarat

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zuri vendin e parë në listën e 500 muslimanëve me ndikim më të madh në botë.

Eshtë Qendra Islame për Kërkime Strategjike me bazë në Jordani, e cila e harton këtë listë vjetore.

Në vendin e dytë vjen mbreti saudit Salman bin Abdulaziz Al-Saud, dhe në të tretin mbreti i Jordanisë, Abdullah II.

Në raport thuhet se Erdogan u bë presidenti i parë direkt i zgjedhur i Turqisë në gusht 2014 dhe fitoi një mandat të dytë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale këtë vit, me pjesëmarrje prej 86 përqind.

“Gjatë mandateve të Erdoganit, Turqia ka arritur rritje të paparë ekonomike, ndryshime kushtetuese dhe përsëri u shndërrua në një nga fuqitë kryesore globale”, thuhet në deklaratë.

Në shpjegim të mëtejshëm, thuhet se Turqia nën Erdoganin u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me vendet në të gjitha shtatë kontinentet, dhe në veçanti me fqinjët e saj, përfshirë edhe Greqinë.

“Në Afrikë, Turqia ka hapur më shumë se 20 ambasada të reja dhe konsullatat. Kur Somalia ishte në kulmin e vuajtjeve nga uria dhe thatësira, Turqia qe e para që i dërgoi ndihmë, dhe Erdogan u bë i pari udhëheqës jo-afrikan që vizitoi vendin pas dy dekadave”, thoshte raporti. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit