16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Mungesa e qumështit vë në rrezik shëndetin fëmijëve në Gaza”

Më të lexuarat

“Mungesa e qumështit terapeutik për fëmijët me PKU (Fenilketonuria), të shkaktuara nga anomalitë gjenetike në metabolizmin e tyre, i bën këta fëmijë të rrezikuar nga retardimi mendor”, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë

 

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi në Gaza tha se mungesa e qumështit terapeutik në spitalet lokale është duke kërcënuar shëndetin e fëmijëve që vuajnë nga një çrregullim gjenetik, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mungesa e qumështit terapeutik për fëmijët me PKU (Fenilketonuria), të shkaktuara nga anomalitë gjenetike në metabolizmin e tyre, i bën këta fëmijë të rrezikuar nga retardimi mendor”, tha ministria në një deklaratë.

Ministria vuri në dukje se kjo gjendje çon në komplikime te këta fëmijë, duke filluar të zvogëlojë gradualisht IQ-në e tyre, derisa ata të bëhen me aftësi të kufizuara mendore.

Ajo theksoi se qumështi terapeutik për 22 fëmijë të sëmurë nën moshën 12 muajshe nuk është “në dispozicion” në dyqane ose spitale, ndërsa qumështi për pacientët mbi moshën njëvjeçare është në dispozicion në sasi të vogla të mjaftueshme vetëm për tri javë.

Bllokada 11-vjeçare e Izraelit në Rripin e Gazës ka dëmtuar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar dy milionë banorët e saj nga shumë mallrave elementarë, duke përfshirë medikamentet dhe pajisjet mjekësore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit