5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Muhamedi (sal Allahu alejhi ue selem) ishte nga njerëzit më fisnikë, nga fisi më fisnikë dhe nga më fisnikët e fisit të tij – Imam Ibën Kajimi

Më të lexuarat

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Allahu e mëshiroftë) thotë:

Ai kishte prejardhjen më të mirë nga të gjithë banorët e tokës, sepse paraardhësit e tij ishin më fisnikët prej të gjithëve. E për këtë kanë dëshmuar edhe armiqtë e tij.

Njëri nga ata ishte Ebu Sufjani, atëherë kur para perandorit romak tha se Muhammedi (sal Allahu alejhi ue selem) ishte nga njerëzit më fisnikë, nga fisi më fisnikë dhe nga më fisnikët e fisit të tij.

Ai është Muhammedi djali i Abdullahut, i biri i Abdul Mutalibit, i ishte biri i Hashim, i biri i Abdul-Manafit, i biri i Kusejj, i biri i Kilabit, i biri i Murreh, i biri i Ka’b, i biri i Lu’ejj , i biri i Ghalib, i biri i Fahr, i biri i Malikut, i biri i en-Nadr, i biri i Kinanah, i biri i Huzejmeh, i biri i Mudrikah, i biri i Iljasit, i biri i Mudarit, i biri i Nizarit, i bir i Ma’addit, i biri i Adnanit.

Deri në këtë brez të lartpërmendur njihen paraardhësit e tij autentike dhe të njohur.

Të gjithë dijetarët e të Parëve Tanë të Mirë janë të bashkuar në këtë gjë pa ndonjë mospajtim. Mospajtime ka vetëm në lidhje me ata që janë pas Adnanit. Megjithatë nuk ka asnjë dyshim mbi atë se Adnani është nga Ismaili (alejhis-selam).

Autor: Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Allahu e mëshiroftë)
Burimi: Zadul-Me’ad
Përktheu: Usame Morina

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit