14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Muhamed Salah nuk shitet për asnjë çmim!

Më të lexuarat

Futbollisti më i përfolur këtë sezon, është egjiptiani i Liverpool, Muhamed Salah, i cili po shkëlqen në të gjitha garat.

Salah u shpall lojtari i vitit në Premier League dhe është pretendenti kryesor për “Këpucën e Artë” , e po ashtu njëri nga kandidatët serioz për “Topin e Artë”.Duke parë formën dhe bujën që po zgjon 25 vjeçari, Liverpool qysh tani ka aktivizuar mekanizmin mbrojtës, pasi e din se ofertat për Salah nuk do të mungojnë.Për këtë arsye, drejtuesit e “Reds” kanë deklaruar, se nuk do ta pranojë asnjë ofertë për Mo Salah, sado e lartë që do të mund të jetë ajo.Sipas disa mediumeve britanike, thuhet se për egjiptianin qysh tani ka interesim nga Real Madrid, të cilët do të ofronin deri në 200 milionë funte për të.

 

Mirëpo, mësohet se Liverpool ka vendosur që çfarëdo oferte, sado e lartë të jetë, nuk do ta pranoje për futbollistin, i cili është më meritori për lojën në sulm të “Reds” dhe arritjen deri në gjysmëfinale të Champions League, ku pas fitores 5-2 ndaj Romës në ndeshjen e parë, kanë gjasë të mirë që të sigurojnë edhe finalen.Liverpool madje është duke menduar qysh tani për t’i ofruar rinovimin e kontratës me rritje page Salah, duke mos rrezikuar ta humbasin anësorin vetëm pas një sezoni të kaluar në “Anfield”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit