10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Moti i ligë kaplon Zelandën e Re, përmbyten rrugët e qyteteve kryesore – “zhduket” shkëmbi si rezultat i rrëshqitjes së dheut

Më të lexuarat

Mijëra turistë në France Joseph në Zelandë të Re kanë mbetur të ngujuar për shkak të motit të ligë dhe të reshurave të mëdha të shiut, kurse si rezultat i të gjitha këtyre ka ardhur edhe deri të rrëshqitja e dheut dhe përmbysja e rrugëve kryesore në autostrada.

Autoritetet e Zelandës së Re kanë bërë të ditur se trafiku nuk do të zhbllokohet, deri në fund të kësaj jave për shkaqe sigurie.

Megjithatë disa turistë kishin vendosur të evakuohen me helikopterë por edhe me aeroplanë të vegjël, e disa tjerë kanë vendosur të presin derisa të hapen rrugët.

Presidenti i qarkut Westland, Bruce Smith, tha se për të evakuuar turistët janë përdorur më shumë se 20 helikopterë dhe aeroplanë.

E një video amatore që shfaq rrëshqitjen e dheut dhe “zhdukjen” e një shkëmbi, në shikim të parë ngjanë me skenat e filmave të Hollywood-it, por në të vërtetë janë reale dhe kanë ndodhur pikërisht në Zelandë të Re. /tg

https://youtu.be/Na7y1Hi2zO4

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit