10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Moda modeste, jo vetëm për gratë fetare: ja pse po kërkohen mëngët e gjata dhe pantallonat e gjera

Më të lexuarat

Mëngët e gjata, këmishët e mbërthyera dhe pantallona të gjera janë kërkesa në rritje në industrinë e modës. Koncepti i “modest fashion” ka marrë vëmendje të madhe në SHBA dhe Evropë, jo vetëm për nga ndikimi kulturor i blerësve, por edhe nga profiti i madh që ka kjo industri.

Sipas llogaritjeve të publikuara në Washinton Post, dy vite më parë “moda modeste” vlente plot 250 miliardë dollarë, një shifër që tani është ngjitur në 373 miliardë.

Moda modeste, madje po studiohet edhe në shkollat e modës.

Ndonëse zakonisht mendohet se gratë që respektojnë fenë janë blerëset kryesore, kjo nuk del të jetë arsyeja e vetme.

“Ka një lloj lirie që gratë e ndjejnë kur mbulojnë trupin e tyre, pasi ndjejnë se po refuzojnë një lloj posedimi nga ana e burrave”, thotë Romana Mirza, studiuese e modës modeste.

Mirza vuri në dukje se ka disa faktorë që ndikojnë në rritjen e modës modeste. Midis tyre është popullsia muslimane në rritje dhe gjithnjë e më e re.

Sipas institutit hulumtues Pew Research, në vitin 2015 jetonin 1.8 miliardë banorë muslimanë. Besimi islam ka moshën më të re mesatare përballë çdo feje tjetër në botë.

Kontribuues të tjerë të mëdhenj në ngritjen e modës modeste janë edhe mediat sociale dhe blogerët e modës.

Shumë nga këta të fundit promovojnë stilin e tyre modest në Facebook dhe Instagram, duke u bërë ikona të reja të fushës së modelingut. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit