6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ministrja flet për punësimin e ekselentëve, praktika kundërshtohet nga studentët

Më të lexuarat

Një nga hapat që ndërmori qeveria, pas protestës së gjerë studentore 3 muaj më parë, ishte punësimi në administratën shtetërore i studentëve të ekselencës, me kontrata një vjeçare.

Pikërisht për fatin e tyre pas përfundimit të kontratës, u pyet ministrja e Arsimit, Besa Shahini nga një prej studentëve, mbrëmjen e sotme në emisionin Top Show.

“Ne lamë mënjanë ligjin për administratën, për t’u dhënë një dorë studentëve të ekselencës, që të marrin eksperiencën e parë në institucionet shtetërore. Besoj se pas një viti, shumë do të lëvizin drejt tregut privat, apo ku të kenë mundësi më të mira, gjë që do të krijojë hapësira për të tjerët, pa pasur nevojë për të fryrë administratën”, tha ministrja Shahini.

Megjithatë Frenkli Prengaj, student në Universitetin Politeknik, e kritikoi këtë metodë të qeverisë, duke shpjeguar se studentët e ekselencës mund të mbështeten për gjëra më të rëndësishme, sesa thjesht për t’u gjetur një punë.

“Unë nuk jam në favor të punësimit në administratë të studentëve të ekselencës. Kudo në botë, kjo kategori e studentëve, mbështeten për të rritur nivelin e kërkimit shkencor, ndërsa ne i punësojmë në administratë dhe ju vëmë epror një me mesatare nën 6. Nuk është kjo mënyra si duhen trajtuar ekselentët”, tha studenti Prengaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit