16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Miliona në horizont, sheikët tentojnë aksionet e Milanit

Më të lexuarat

Pas disfatës në stadiumin “Emirates”, e ardhmja e Milanit tashmë kalon përmes Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas dy të përditshmeve italiane, “Gazzetta dello Sport” dhe “Repubblica”, teksa kuqezinjtë luanin në Europës, në prapaskenë hartohej një plan për klubin milanez. Burime të dy mediave të sipërpërmendura kanë si protagonist Saed Al-Falasi, anëtar i një familjeje fisnike arabe dhe ndër të tjera pronar i “International Triangle”, një grup hiperaktiv në fushën e ndërtimeve dhe bursave.

Milan

Sheiku – Al-Falasi thuhet të ketë bërë një ofertë për të blerë shumicën e aksioneve të Milanit. Pikërisht lajmi bazohet vetëm në zëra, pasi çështja është mbajtur aq sekrete sa nuk dihen as shifrat e një biznesi të tillë.

Al Falasi

Duke mos ditur shumën që sheiku ka vendosur mbi tryezën e Jonghong Li, mund të hipotezohet një ofertë, e cila i përafrohet 400 milionë eurove. Shifrat është lehtësisht e llogaritshme duke ditur se presidenti kinez i “Djallit” i detyrohet 370 milionë euro fondit “Elliot”, ku 300 janë për huan dhe 70 janë interesat.

Afati – Al-Falasi në përpjekjen e tij nuk është i vetëm. Për arsye strategjike tregu, sheiku do të mbështet nga një fond amerikan dhe nga Alisher Usmanov, miliarder me origjinë nga Uzbekistani dhe aksioner minoritar tek Arsenali. Situata e momentin është e qetë dhe e tillë mund të vijojë të jetë deri në fund të sezonit, ndërkohë që nga Milani askush nuk ka dalë për të përgënjeshtruar lajmin.

Milan

Klubi kuqezi duhet të gjejë patjetër brenda 20 prillit paratë për të shlyer fondin “Elliot”, i cili ka siguruar në orët e fundit mbështetje për dosjen që Milani do të dorëzojë në UEFA. Ndoshta do të jetë pikërisht data në fjalë momenti vendimtar për të bërë të njohur ndonjë pretendent të ri për fronin e Milanit, me sheikun Al Falasi në krye të kandidatëve.

Kushtorja është e detyrueshme në të tilla raste, por nëse Milani zgjidh problemin ekonomik, situata mund të marrë një drejtim tjetër, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në atë të rezultateve në fushë me kuqezinjtë që do të kishin në merkaton e verës më shumë liri, por edhe miliona…

REINOLD BAKALLI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit