7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Mësime për të gjithë! Imami flet gjuhën e shenjave për besimtarët e shurdhër

Më të lexuarat

Një imam turk që është aktiv në provincën Mugla ka mësuar gjuhën e shenjave, në mënyrë që të jep ligjërata fetare për besimtarët e shurdhër.

Idris Sari po konsiderohet si shembull nga komuniteti, pasi është në gjendje që të flasë dhe të jep shpjegim në gjuhën e shenjave, në të njëjtën kohë.

Ai tha se kishte kërkuar nga drejtoria e çështjeve fetare që të merrte një trajnim disamujor, në mënyrë që gjatë të premteve, asnjë prej besimtarëve të mos mbetet pa marrë mesazhin.

Sari shton se e kishte konsideruar si të dhimbshëm faktin se të shurdhrit nuk kishin mundësi të bashkëngjiteshin në faljen e përbashkët të namazit në xhami, duke kujtuar se fjalët e imamit janë sinjale për zhvillimin e lutjeve.

Ai madje thotë se ka filluar dhe të japë mësime mbi shpjegimet kuranore për të interesuarit që flasin përmes gjuhës së shenjave. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit