4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Merkel kryeson listën e “Forbes” si gruaja më e fuqishme në botë

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane, Angela Merkel qëndron në krye të renditjes vjetore të revistës Forbes të grave më të fuqishme në botë për të nëntën herë me radhë.

Revista me qendër në SHBA publikon çdo vit një listë të 100 grave më të fuqishme në botë.

Pas udhëheqëses gjermane radhiten kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi dhe presidentja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Güler Sabancı nga Turqia, gruaja e parë që drejtoi biznesin e saj familjar Sabancı Holding, u rendit në vendin e 73-të.

Mbretëresha Elizabeth II është radhitur e 40-ta, ndërsa Ivanka Trump, vajza dhe këshilltarja e presidentit amerikan Donald Trump, renditet në vendin e 42-të.

Aktivistja 16-vjeçare për klimën, Greta Thunberg është renditur si femra e 100-të më e fuqishme e vitit 2019. Ajo gjithashtu u zgjodh si “Personi i Vitit” nga revista “Time”./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit