14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mërgim Mavraj drejt Turqisë

Më të lexuarat

Mërgim Mavraj mund të transferohet në kampionatin turk gjatë verës. Mbrojtësi i kombëtares ka zgjuar interesimin e dy gjigantëve nga Turqia, Besiktasit dhe Trabzonsport.

Lojtari i Këlnit u ka rënë në sy zbuluesve të klubit turk gjatë ndeshjes miqësore mes Austrisë dhe Shqipërisë e zhvilluar në Ernst-Hapel Stadion”

Mediat turke veçojnë sidomos faktin që Mavraj është një lojtar që mund të luajë me lehtësi me këmbën e majtë, cilësi që mungon në përgjithësi te mbrojtësit e kampionatit turk, shkruan Syri.al.

Kontrata e kosovarit me klubin gjerman përfundon në vitin 2017, por në rast të një ofertë të mirë futbollisti kuqezi mund të ndryshojë kampionat, pse jo duke u transferuar në Turqi, ku do të gjente Sokol Cikalleshin dhe Alban Mehën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit