5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mbyllet fabrika që prodhonte automjete të rreme luksoze në Brazil

Më të lexuarat

Policia në Brazil ka mbyllyr një fabrikë e cila prodhonte automjete të rreme luksoze për çmime të volitshme.

Policia njoftoi se operacioni është kryer në shtetin Santa Catarina, ku është bastisur farika që prodhonte modele të falsifikuara të Ferrari dhe Lamborghini.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar pronari i fabrikës dhe djali i tij me akuzën për “shkelje të ligjit për mbrojtjen e të drejtave industriale”.

Pronarët e fabrikës nëpërmjet rrjeteve sociale i kanë nxjerrur në shitje automjetet me vlerë prej 45.000 deri në 60.000 dollarë, ndërsa në bastisje janë konfiskuar tetë automjete pjesërisht të përfunduara, si dhe simbole dhe emblema të autojmeteve luksoze.

Mësohet se bastisja është bërë pasi kompanitë italiane që prodhojnë automjete luksoze janë ankuar.

Çmimi më i lirë i automjeteve të tilla është rreth 200 mijë dollarë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit