“Mbrojtja civile” dyshohet se kreu shpërthimin terrorist

0
49

Organizata e ashtuquajtur “Mbrojtja civile”, që udhëhiqet nga serbët Jovica Lazareviq dhe Desimir Janiçijeviq, në veri të Kosovës, dyshohet se qëndron prapa sulmit me bombë në banesën e familjes Haradinaj, në Mitrovicë.

Burime të afërta me procesin e hetimeve kanë thënë se kjo organizatë, pjesë e së cilës janë udhëheqës të strukturave të sigurisë dhe të komunave veriore, mund të jetë autore e këtij sulmi që ka ndodhur të dielën e për pasojë u vra kryefamiljari Selver Haradinaj dhe u plagosën familjarët e tij.

Ani se nuk ka ndonjë rezultat konkret, hetimet e para, sipas organeve të rendit, tregojnë për një organizim të mirë terrorist ndaj kësaj familjeje. Për këtë arsye, nëse zbulohen kryerësit dhe organizata pritet të gjykohen për sulme terroriste.

Të dielën pas mesnatës si pasojë e një shpërthimi është vrarë tridhjetetetëvjeçari Selver Haradinaj. Ai besohet se kishte mbetur i vdekur nga shpërthimi i një eksplozivi, që dyshohet se ia kishin vendosur në dritaren e banesës, në lagjen “Tre rrokaqiejt”, në pjesën veriore të Mitrovicës. Nga shpërthimi të plagosur kanë mbetur edhe bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij./koha/kohaislame