8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Njeriu më i pasur në histori është myslimani nga Afrika

Më të lexuarat

Mund të duket e habitshme, por njeriu më i pasur në historinë njerëzore, është një mbret mysliman që ka jetuar në shekullin e katërmbëdhjetë. Ai kishte nën sundim territorin e shtetit të Malit të sotëm.
Sipas faqes celebritynetworth, mbreti Mansa Musa i parë, mbret i perandorisë së Malit, që e asokohe përfshinte dhe Ganën, është mbreti më i pasur që ka njohur historia njerëzore. E konvertuar në dollarë, pasuria e tij arrinte në 400 miliardë dollarë, duke ia kaluar dhe familjes së rothshildëve.
Është sasia e floririt ajo që e ka bërë këtë mbret të zërë vendin e parë për nga pasuria, pasi siç thuhet nga burime të ndryshme, kishte në posedim me tonelata flori. Kjo, veç monopolit të tregtisë së kripës tejet fitimprurëse asokohe, vlera e të cilës pothuaj ishte e barabartë me të floririt. Disa burime historike, citojnë se perandoria e Mansa Musa, prodhonte gjysmën e floririt dhe të kripës së botës.
Nëse ky emër është i freskët për memorien perëndimore, ai është një emër i njohur në librat e historianëve myslimanë, si Ibnu Halduni, Ibnu Batuta, Elumerij etj… të cilët e citojnë në librat e tyre.


Udhëtimi drejt Haxhit
Burimet historike tregojnë se mbreti në fjalë ka lindur në vitin 1280 dhe ka vdekur vitin 1337. Ai mori famë të madhe sidomos pas udhëtimit drejt Mekës për të kryer ritualin e Haxhit. Sipas burimeve, ai shoqërohej nga 60 mijë persona, ku 12 mijë prej tyre transportonin tonelatat e floririt. Ai u jepte flori të gjithë njerëzve me të cilët ndeshej rrugës, kryesisht banorëve të Kajros dhe të Medines. Aq shumë flori shpërndau, saqë një kohë të gjatë, çmimi i floririt ra ndjeshëm në ato zona. /ardhmeriaonline/

https://www.facebook.com/OnePathNetwork/videos/1151495238366266/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit