8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Maduro nxit kompanitë venezuelase të hapin llogari në Turqi

Më të lexuarat

Qeveria e Nicolas Maduro në Venezuelë u ka bërë thirrje më shumë se 50 kompanive të mëdha të vendit që të hapin llogari bankare në Turqi, Rusi, Kinë dhe Indi.
Sipas një lajmi të BBC në turqisht, referuar agjencisë “Bloomberg”, çështja është diskutuar në një takim të zyrtarëve të administratës Maduro me përfaqësuesit e kompanive venezuelase.

“Ministria e Financave po planifikon të mbajë takime informuese për të mësuar bizneset si të hapin llogari bankare në këto vende”, thuhet në lajmin e BBC.

Kompanitë këshillohen që pagesat ndërkombëtare ti bëjnë përmes llogarive bankare që do të hapin në këto vende për të përballuar kështu sanksionet.

Ekonomia venezuelase ndodhet në një krizë të thellë, ku ndikim kanë edhe sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA). Sigurimi i ushqimeve themelore dhe artikujve elementarë të pastrimit për venezuelasit është bërë pothuajse i pamundur për shkak të inflacionit të lartë, që arrin deri në 360.000 për qind.

Sipas lajmit të “Bloomberg”, të cilin agjencia e mbështet në deklaratat e dy zyrtarëve të afërt me këtë çështje, kompanitë janë paralajmëruar gjithashtu se do të penalizohen nëse ato e ngadalësojnë prodhimin për ta lënë qeverinë në situatë të vështirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit