9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Loja e Lleshajt me Skënderajn pas pamjeve që tronditën Shqipërinë

Më të lexuarat

Shqiptarët e nisën javën me disa pamje shokuese që vinin nga mesi i Tiranës. Disa përmbarues, të mbështetur nga forca të shumta policore, tentuan të nxjerrin me dhunë disa familjarë nga banesat e tyre pranë shkollës Petro Nini Luarasi.

Pamjet ishin vërtet shumë të rënda, sidomos dy prej tyre, ajo e dhunës ndaj një fëmije e ndaj një gruaje shtatzënë, pushtuan median sociale.

Pasi e panë që situata po rëndohej, nisën të reagojnë që nga Edi Rama, tek Erion Veliaj dhe Sandër Lleshaj. Dy të parët thanë se nuk kanë çfarë u bëjnë vendimeve të gjykatave.

I treti u duk se kërkoi ndjesë për sjelljen e policisë. Megjithatë, në orët e pasdites, Lleshaj bëri një tjetër manovër. “Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë.

Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”,” shkroi Lleshaj.

Por përse duket i çuditshëm ky reagim? Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj u shkarkua të shtunën, por Lleshaj po tenton ta shesë si një reagim ndaj pamjeve skandaloze në mes të Tiranës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit