14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Lëvizja BESA: Edhe gjykatat do të ridefinohen

Më të lexuarat

Vendimi për rishpërndarjen e gjykatësve të Gjykatës Penale paraqet edhe një ndërhyrje skandaloze të partive të pushtetit ndaj sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë. Kështu kanë reaguar nga Lëvizja BESA, duke shtuar se “gjykatësit, që deri më tani kishin vendosur për rastet e Prokurorisë Speciale Publike, dhe zëvendësimi i tyre me gjykatës tjerë, që njihen si të afërt me partinë në pushtet, paraqet jo vetëm shkelje flagrante të autonomisë së gjykatave, por njëherësh paraqet edhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj punës së institucionit të vetëm kredibil në sistemin e drejtësisë – PSP”.

“Lëvizja BESA siguron se platforma RIDEFINIMI parasheh edhe reformimin e gjithë sistemin e drejtësisë, e veçmas të gjykatave, gjithë kjo në dobi të një drejtësie pa mundësi animi e politizimi, natyrisht në dobi të qytetarëve. Gjykatat do të jenë plotësisht të pavarura dhe objektive dhe kjo së shpejti do të ndodhë. Me këtë rast edhe një herë shprehim qëndrimin dhe mbështetjen tonë të parezervë për vazhdimin e punës së PSP-së derisa të arrihet dekriminalizimi i plotë sistemit shtetëror”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA. /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit