16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kush është presidenti i sapozgjedhur serb, ultranacionalisti Nikoliq

Më të lexuarat

Presidenti i ri i Serbisë ndoshta nuk është një Karaxhiç apo një Mlladiç, por ai ishte zëvendëskryeministër i Millosheviçit gjatë luftës së Kosovës. Tomisllav Nikoliç është një nga ata drejtues të lartë serbë që nuk u akuzua ndonjëherë zyrtarisht nga Haga, por që kishte dorë në dëbimin masiv të shqiptarëve të Kosovës në vitet 1998-1999 dhe ka gjasa të jetë përfshirë në krime lufte në Kroaci, siç e kanë akuzuar përfaqësues të të drejtave të njeriut në Beograd. Deri në 2008 ai ishte pjesëtarë i partisë Radikale të Voislav Sheshel dhe ky i fundit e ka dekoruar ndoshta me një njollë që nuk do t’i ndahet me gjithë presidencën e sapofituar duke luajtur me dy porta, atë të BE dhe atë të nacionalizmit.

Ish lideri i tij Sheshel, për të cilin në Hagë janë kërkuar 28 vjet burg, i pati akorduar në kohën e bashkëpunimit titullin e Vojvodës së Çetnikëve, me motivacionin: “Ka treguar duke kontribuar personalisht se si duhet të luftohet për idealet e Serbisë në Slavonia”. Motivacion që për shumë ka lidhje me krimet kundër civilëve në Kroaci gjatë luftës.

Tomisllav Nikoliçi, pohon thuajse njësoj si të gjithë nacionalistët serbë se “Kosova është Serbi, se kështu do të jetë gjithmonë dhe se kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova”. Megjithatë thuhet se Nikoliçi ka bërë disa ndryshime serioze në qëndrimet politike prej ndarjes, para tre vitesh, nga Partia Radikale e Vojisllav Sheshelit. Por profili i tij politik lidhet ngushtë me këtë parti ekstreme nacionaliste.

Në duel televiziv, kandidati i demokratëve Boris Tadiç rikujtoi Nikoliçin se “ai së bashku me Sllobodan Millosheviqin dhe Sheshelin e kanë humbur Kosovën në vitin 1999″. “Ju jeni angazhuar për politikën e dëbimit të të gjithë shqiptarëve nga Kosova përtej Bjeshkëve të Nemura dhe në këtë mënyrë keni humbur Kosovën”.

Në kohën e luftës së Kosovës, në vitet 1998 – 1999 Nikoliçi ishte zëvendëskryeministër i Serbisë dhe Jugosllavisë. Me politikë ka filluar të merret seriozisht në fillim të viteve 90-të në Partinë Radikale në Kragujevc. Në vitin 1991 ai së bashku me Sheshelin dhe lëvizjen e tij çetnike kanë krijuar Partinë Radikale Serbe, ku Nikoliçi ishte nënkryetar deri në largimin nga kjo parti. Nikoliçi dhe Partia e tij Përparimtare Serbe kanë fituar më së shumti mandate në zgjedhjet e kaluara parlamentare. Ai ka madje dhe mundësi reale për krijimin e koalicionit qeveritar, por potenciali i tij për koalicion lidhet kryesisht vetëm me partitë nacionaliste, Socialistët dhe demokratët e Tadiç ishin bërë gati për një koalicion qeveritar nëse ky fitonte presidencën, por vota për Nikoliç i prish skemat. E çuditshme është se Tomislav Nikoliç i cili kishte fituar më parë dy herë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, i kishte humbur ato në të dytin, në këto zgjedhje ishte hera e parë që ai humbiste në raundin e parë dhe kur askush nuk e priste të fitonte të dytin. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit