4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kush do të hyjë në Xhenet? Jehudët, të krishterët apo muslimanët?

Më të lexuarat

Dikush e pyeti imamin: Kush do të hyjë në Xhenet? Jehudët, të krishterët apo muslimanët?

Imami u përgjigj: Nëse jehudët hyjnë në Xhenet, edhe ne do të hyjmë me ata në të, sepse ne e kemi besuar Pejgamberin “e tyre” Musain, alejhi selam.

E nëse hyjnë të krishterët në Xhenet, edhe ne do të hyjmë me ata në të, sepse e kemi besuar Pejgamberin “e tyre” Isain, alejhi selam.

E, nëse ne do të hyjmë në Xhenet, dhe do të hyjmë, do të hyjmë me mëshirën e Allahut, e me ne nuk do të hyjnë as jehudët e as të krishterët, sepse ata nuk kanë besuar Pejgamberin tonë Muhamedin, alejhi selam.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit