14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

‘Kur Allahu është me ju, askush nuk mundet t’ju thyej’, Khabib publikon një foto me babanë e tij

Më të lexuarat

Khabib Nurmagomedov ka marrë një fitore të madhe në luftën për kampion bote në UFC.

30-vjeçari fitoi me plot meritë përballë irlandezit Conor McGregor në peshat e lehta.

Gjërat eskaluan pas përfundimit të meçit me rusin që sulmoi ekipin e irlandezit.

Në anën tjetër ekipi i Khabib u fut në oktogon dhe sulmuan McGregorin.

Tani pak qaste më parë, Khabib ka postuar një foto në rrjetin social Instagram me babanë e tij.

Babai i sportistit rus po vuan nga një sëmundje e rëndë, ndërsa Khabib ka thënë se kur Allahu është me ju askush nuk mundet të ju thyej, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen.

“Kur Allahu është me ju, askush nuk mundet t’ju thyej. Askush”.

“Faleminderit shumë njerëz për mbështetjen”, shkroi Khabib në foton e publikuar me babanë e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit