Kujdes me çfarë i ushqeni fëmijët tuaj! Raporti nxjerr të dhënat tronditëse: 95% e ushqimeve përmbajnë…

0
62
Cheerful baby child eats food itself with spoon. Portrait of happy kid boy in high chair.; Shutterstock ID 784812148; Job (TFH, TOH, RD, BNB, CWM, CM): TOH

Metalet e rënda toksike ka të gjasa të jenë në ushqimet të cilat po jua jepni fëmijëve tuaj për të ngrënë, pretendon një raport i ri tronditës.

Studiuesit testuan 168 ushqime për fëmijë në SHBA dhe zbuluan se 95 përqind e ushqimeve për fëmijë të testuar përmbajnë një ose më shumë metale.

Në mënyrë të veçantë, 94 përqind përmbajnë plumb, 75 përqind kishin kadmium, 73 përqind kishin arsenik dhe 32 përqind përmbajnë merkur.

Ndër ushqimet që paraqesin rrezikun më të madh të ekspozimit të metaleve të rënda ishin ushqimet me bazë orizin, karotat, patatet e ëmbla dhe lëngjet e frutave.

Sipas raportit, sasitë e gjetura në ushqime mund të ndikojnë në zhvillimin e trurit.

Arseniku është një element që shfaqet natyrshëm në koren e Tokës dhe mund të gjendet në ajër, ushqim, tokë dhe ujë.

Në formën e saj inorganike dhe në nivele të larta, arseniku mund të jetë jashtëzakonisht toksik, dhe madje edhe vdekjeprurës.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar që foshnjat e ekspozuara ndaj niveleve të ulëta të arsenikut kanë aftësi njohëse më të dobëta se sa bashkëmoshatarët e tyre.

Krahasuar me drithërat e tjerë, orizi thith shpejt arsenin nga toka dhe uji ku është rritur, dhe shpesh, e po ashtu edhe karotat e patatet e ëmbla, marrin më shumë arsenik nga toka, sipas raportit.