Kryeministri turk: Është hequr flamuri grek nga ishulli shkëmbor në Egje

0
79

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë një paneli në Stamboll, Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se është hequr flamuri grek, që ishte vendosur të premten në ishullin shkëmbor “Hurşid”, afër brigjeve të qytezës turke Didim.

 

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë një paneli në Stamboll, Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se është hequr flamuri grek, që ishte vendosur të premten në ishullin shkëmbor “Hurşid”, afër brigjeve të qytezës Didim në provincën Aydin.

Pas pjesëmarrjes në panelin me temë “Sistemi i qeverisjes presidenciale një vit pas referendumit”, organizuar të hënën në Stamboll, Kryeministri Binali Jëlldërëm iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Duke i bërë thirrje Greqisë, Jëlldërëm tha: “Siç jeni në dijeni fqinji ynë, Greqia herë pas here po kryen disa veprime në drejtim të rritjes së tensionin në Detin Egje, sidomos kohët e fundit bie në sy një rritje në numrin e këtyre shkeljeve. (Në Detin Egje) Ka ishuj të vegjël shkëmbor me përkatësi të pacaktuar. Shikojmë se ndaj këtyre kemi nisma të ngjashme me ato kundër ishujve shkëmborë Kardak (në 1996). Një tentativë e tillë për të ngritur flamurin grek ndodhi edhe në ishullin shkëmbor Antrofotos (Ishulli Shkëmbor Hurşid) afër brigjeve të qytezës Didim. Ekipet e Rojës tonë Bregdetare e bënë ndërhyrjen e nevojshme dhe e ulën atë flamur prej aty”.

“Ajo çfarë i këshillojmë ne Greqisë është që të veprojë në kuadër të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, të distancohet nga veprimet që çojnë në rritje të tensionit, të heqë dorë nga provokacionet e nxitjet. Ne presim nga të gjithë që të mos mendojnë se ne do të tolerojmë në lidhje me të drejtat sovrane të vendit tonë. Jemi të vendosur për të dhënë kundërpërgjigjen e duhur ndaj situatave ‘de fakto’ që do të krijoheshin në këtë drejtim”, u tha Jëlldërëm gazetarëve.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në konferencën e përbashkët që mbajti për gazetarët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili të hënën erdhi në Ankara për një vizitë zyrtare, tha se pala greke nuk duhet të hedhë një hap që do të shkaktonte krizë në Egje.

Ndërmjet Turqisë dhe Greqisë ka probleme dhe mosmarrëveshje, vetëm se kur ka mospërputhje mendimesh, situata duhet kapërcyer pa përshkallëzime të mëtejshme, shtoi ai.

“Ekzistojnë ishuj të vegjël (shkëmborë e të pabanueshëm), përkatësia e të cilëve nuk është përcaktuar me marrëveshjet e mëparshme. Greqia thotë që ‘më takojnë mua’, edhe ne si Turqi themi “Jo, na takojnë neve”, u shpreh Çavushollu.

“Veprimet prej të llastuari e ministrit të Mbrojtjes së Greqisë nuk duhet të shndërrohen në probleme serioze ndërmjet dy vendeve. Mbrëmë në darkë ishte ngritur (nga grekët) një flamur, trupat tona komando shkuan dhe e morën. Mendoj se nuk ka nevojë për gjëra të tilla. Ata nuk duhet të hedhin një hap që do të shkaktonte krizë në Egje. Populizmi nuk do ti sillte dobi Greqisë”, tha shefi i diplomacisë turke.