16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Krimineli Enver Sekiraqa shëtitet në Gërmi

Më të lexuarat

Enver Sekiraqa po shëtitet në Kosovë. Burime të Indeksonline kanë bërë me dije se ai sot në orët e mesditës është parë në Parkun e Gërmisë i shoqëruar nga Ilir Abdullahu dhe një person tjetër.

Ata po shëtisnin me një Golf 6, ngjyrë e zezë, por nuk shpëtuan pa u vërejtur nga qytetarët të cilët edhe i denoncuan në polici.
Sipas këtyre burimeve Policia në vendin e ngjarjes ka dërguar njësitet elite për të kapur Sekiraqen por të njëjtit kanë dështuar që ta bëjnë këtë. Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës por Zyra për Informim e këtij institucioni nuk ka ofruar ndonjë informatë lidhur me këtë rast.
Enver Sekiraqa ka fletëarrest ndërkombëtar si i dyshuar për vrasjen e policit Triumf Riza. Në këtë rast i akuzuar është edhe personi i cili e ka shoqëruar sot Sekiraqën në Gërmi, Ilir Abdullahu i njohur si “Liza”. /Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit