Kosova ‘kopjon’ veset e Shqipërisë

0
41

Kosova duket se po “kopjon” veset e këqija të Shqipërisë. Edhe pse vendi vazhdon të përballet me papunësi të lartë, 45%, me një varfëri të thellë dhe me gjendje sociale alarmante, me 1 maj në Prishtinë ashtu si edhe në Tiranë nuk pritet të ketë asnjë lloj proteste.

Ashtu si edhe gjatë sistemit totalitar, edhe në demokraci në Shqipëri nuk është ndierë fare zëri i punëtorëve, në ditën e tyre, me 1 maj.
Në të dy vendet ka shkelje të të drejtave të punëtorëve dhe mos respektim të Kodit të Punës por gjithsesi sindikatat nuk e shohin të arsyeshme të protestojnë.
Por të paktën në Prishtinë nuk do të ketë festë, siç ka ndodhur vitet e fundit në Tiranë.
“Për shkak të situatës që është tani për momentin edhe politike dhe të veriut, ne nuk do të bëjmë protestë për 1 maj, por normal se nuk do të festojmë”, ka thënë kryetari i Sindikatave të pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi./BS/kohaislame