17.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Kosova dhe Nato para etapës së re të marrëdhënieve

Më të lexuarat

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka kërkuar mbështetje nga ministri i Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan, në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, i cili do të mbahet në dhjetor të këtij viti, ku pritet të vendoset për etapën e re të marrëdhënieve mes Kosovës dhe NATO-s.

Demolli po qëndron në vizitë zyrtare në Kanada në Forumin e Halifaxit, një prej konferencave kryesore në Botë për siguri, sidomos në Amerikën e Veriut.

Me këtë rast ministri Demolli ndau me të pranishmit disa prej të gjeturave lidhur me misionet paqeruajtëse në Kosovë, ndërsa bëri thirrje që të mbështetet FSK-ja në rrugëtimin e saj drejt transformimit në Forcë të Armatosur si dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të qenë në krah të aleatëve perëndimor në misionet paqeruajtëse në të ardhmen./

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit