8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kosova bojkoton ceremoninë e Nobelit për shkak të Peter Handke

Më të lexuarat

Republika e Kosovës nuk do të merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel për këtë vit.

Në një njoftim në profilin e tij në Facebook, ministri i Jashtëm, njëherësh zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se Kosova do ta bojkotojë këtë ngjarje.

“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja jonë znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontrovers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit”, shkroi Pacolli.

Përpos kësaj, ministri Pacolli tha se gjithashtu “pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”.

Pasi këtë vit çmimin Nobel e fitoi austriaku Peter Handke, në Kosovë pati reagime kundërshtuese nga Akademia e Shkencave të Kosovës por edhe nga shoqëria civile dhe qytetarët.

Një protestë e madhe është paralajmëruar kundër Akademisë Suedeze në Stokholm më 10 dhjetor, kur fituesve do t’u ndahet Çmimi Nobel.

Kujtojmë se më 17 tetor u organizua edhe protestë para Ambasadës së Suedisë në Prishtinë, ku organizatori i protestës tha se u irrituan nga fakti që “një përkrahës i gjenocidit të Milosheviqit të fitojë këtë çmim”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit