Konushevci u vra, pasi e kishte akuzuar Halitin se po trafikonte armë!?

0
58

Kush janë vrasësit e Ahmet Krasniqit, Ilir Konushecit, Agim Ramadanit… 
“Diplomati shpjegoi: “Thaçi ka një reputacion i të qenurit mjaft i egër … Haliti dhe Syla nuk janë të njohur për temperamentet e tyre të ëmbla. Kjo është një mëhallë e ashpër, dhe kërcënimet dhe vrasjet ndodhin.”
………………
Si ndodhi që njëri nga figurat më emblematike të UÇK-së, në kohën kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, u vra në mëngjesin e hershëm (rreth orës 2:00) të datës 9 maj 1998, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur hileqare e porositur e pushtuesit serb…, së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim.
Vrasja e Ilirit, atje ku më së paku pritej, shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror. Në varrimin e tij morën pjesë me mijëra bashkatdhetarë, të cilët atë ditë kishin ardhur nga të gjitha anët e botës për t’i dhënë lamtumirën e fundit luftëtarit të paepur të radhëve të para të UÇK-së./bs/kohaislame