5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Konjufca: Kosovën e shkatërruan ata që flasin më së shumti për Adem Jasharin

Më të lexuarat

Kryesuesi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka folur në Kuvendin e Kosovës për gjendjen në Kosovë, ku ka thënë se vendi po degradon çdo ditë e më shumë.

Ai ka thënë se kur PAN-i kishte formuar Qeverinë, askush s’kishte besuar se do të bëhej më mirë, madje, sipas tij, as vet ata, shkruan Periskopi.

“Janë bërë një vit prej kur jetojmë nën sundimin e qeverisë aktuale. Prej kur u bë e ditur që PAN-i do të qeveriste me Kosovën, nuk njoh dikë që shpresonte se në Kosovë do të bëhet më mirë. Bile edhe mes tyre dyshoj që ka se do të besonin se do të përmirësohej gjendja”, tha Konjufca.

“Në Kosovë është bërë e zakonshme të vdesësh në vendin e punës, të japësh qindra milionë euro për kompanitë private, herë për kompanitë e ujit, herë për Bechtel Enkën e edhe për Limak Çalikun. Jemi shteti i vetëm në Evropë që jemi pa sigurime shëndetësore.”

Konjufca tha se popullsia po tkurret për arsye se qytetarët po kërkojnë jetë më të mirë çdokund jashtë Kosovës.

“Kush ka mend në kokë që të mburret në këtë gjendje? Para viteve të ’90-ta Kosova kishte dy milionë banorë, para 5 viteve 1.8 milionë, e tani ndoshta edhe më pak. A e dini përse zonja e zotërinj, sepse jeta më e mirë po kërkohet çdokund përveçse në atdheun tonë”, tha ai.

E sipas Konjufcës ata që e kanë sjell Kosovën në këtë gjendje janë pikërisht ata që flasin më së shumti për Adem Jasharin

“A e dini kush na ka sjell në këtë gjendje? Ata që rrahin gjoks dhe e përmendin për çdo ditë Adem Jasharin”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit