9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Konjufca: Jemi kundër zgjedhjes së presidentit direkt nga populli

Më të lexuarat

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit në të ardhmen.

Konjufca në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se me LDK-në nuk kanë diskutuar për postin e presidentit e as atë të krye parlamentarit.

Ai ka thënë se posti i presidentit mund të futej në ekuacion nëse do të kishte marrëveshje parazgjedhore me LDK-në.

“Pasi vendosëm që kryeministrin t’ia lemë ta zgjedh populli, tash për presidentin vendoset ndryshe. Ne me LDK-në ende nuk kemi diskutuar për një post tjetër shumë të rëndësishëm siç është ai i krye parlamentarit”.

Konjufca ka thënë se janë kundër zgjedhjes së presidentit nga populli me votë të drejtpërdrejt pasi sipas tij ai do të merrte kompetenca tjera.

“Ne jemi kundër ndryshimit të kompetencave të presidentit. Ne jemi për një republikë parlamentare”.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se do të ishte lajmi më i mirë për Kosovën nëse do të gjendej një person unifikues që do të ishte president i Kosovës.

Ai thotë se ky person mund të ishte një njeri jopartiak, por shton se megjithatë në Kosovë është vështirë të gjendej një i tillë./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit