6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kompania gabon me bonuset e punonjësve, në vend të 100 eurove u transferon nëpër llogari… 30 mijë

Më të lexuarat

Punonjësit në një uzinë të shkrirjes së çelikut në Belgjikë, shijuan një fundjavë vërtetë të këndshme pasi gjetën në llogaritë e tyre bankare 30 mijë euro shtesë.

Paratë, që siç u mor vesh më pas, ishin një gabim i stërmadh pasi në fakt, ata do të merrnin një bonus prej vetëm 100 eurove.

Sidoqoftë, pati nga ata që përfituan diçka… disa u nxituan t’i përdornin më së miri fondet, paguan borxhe apo edhe i harxhuan kot…por tani, kompania i kërkon paratë mbrapsht, raporton tch.

Nuk është bërë e qartë se sa nga 230 punonjësit e uzinës, me pagë mesatare 1600 euro në muaj, morën bonusin gjigant por, siç bëhet e ditur, janë të paktë ata që e kanë pësuar dhe janë të detyruar tani të kthejnë pas çdo cent.

“U shokova kur pashë gjendjen e llogarisë sime. Por dukej se ishte një gabim, ndaj nuk preka asgjë. Mora vetëm pagën dhe e lashë mënjanë pjesën tjetër deri sa të mësoja diçka më shumë”, thotë një punonjës duke shtuar se njeh të tjerë që kanë shpenzuar një pjesë të shumës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit