6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kjo është deklarata e Gent Cakajt për kufijtë, që e demanton Ilir Metën

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama bëri akuza të forta ndaj Presidentit të Republikës, Ilir Meta në studion e emisionit “Zonë e lirë” të Arian Çanit. Rama tha se me vendimin për të mos dekretuar Gent Cakën si Ministër të Jashtëm, ka shkelur rëndë Kushtetutën. Ai kujtoi se në 2016-n, Meta e ka marrë në pak orë certifikatën e sigurisë, sepse duhet të shkonte në aktivitet.

Sipas tij, Meta ka futur një praktikë të panjohur më parë në historinë e Presidencës, që është në shkelje të Kushtetutës, që e ndalon Presidentin të ketë opinione nëse ai i dekreton ose jo një ministër. Më pas në studio u lëshua një deklaratë e Cakajt e dhënë kohë më parë në Klan Kosova, ku ai qartësisht e thotë se nuk e mbështetë lëvizjen e kufijve.
Të kujtojmë se ishte pikërisht çështja e kufijve ndërmjet Kosovë dhe Serbisë që Ilir Meta nuk e dekretoi Cakajn. U supozua se Cakaj në një deklaratë tjetër ishte shprehur pro ndryshimit të kufijve.

“Ndryshimet e kufijve në rajon duhet të përjashtohen kategorikisht”, thotë Cakaj në këtë intervistë.Kjo më pas i dha shkas Ramës që të godas rëndë Ilir Metën dhe të tjerët në Prishtinë e Tiranë që dolën kundër Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
“A e dëgjuat se çfarë ka thënë Gent Cakaj për kufijtë. Tash mbasi e dëgjuat, kthehuni edhe një herë se kush e pengon këtë që të bëhet ministër i Jashtëm dhe si guxon ai që e pengon e që është president i Republikës që bashkë me disa zuzarë dhe qyqarë në Tiranë dhe Prishtinë t’ju mbushin kokën juve me të gjithë atë llum. Mendoni pse e bëjnë”, ka thënë ai.Rama u shpreh se Meta e ka vendosur zyrën e kreut të shtetit në një tren papërgjegjshmërie, duke i thënë Kushtetutës “jam unë, pa je ti” dhe se ka marrë një inkursion antikushtetues të përsëritur.Ai nënvizoi se nuk e dëshiron një konflikt institucional, por ka thyer heshtjen sepse Presidenti është angazhuar në një krim ndaj diturisë, duke e përdorur Cakën si “mish për top” kundër Presidentit të Kosovës dhe Kryeministrit të Shqipërisë, duke ngritur një histori të plotë vulgare dhe antishqiptare, se ai bashkë me Thaçin duan ndarjen e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit