KËSHILLI I EVROPËS: KRIZA EKONOMIKE PO FAVORIZON RACIZMIN

0
33

Kriza ekonomike ka favorizuar rritjen e racizmit dhe ksenofobisë, theksoi sot në një raport organi i luftës kundër racizmit në Këshillin e Evropës, që u kërkon shteteve evropiane të reagojnë kundër banalizimit të fjalimeve anti-imigrantëve.

Reduktimi i ndihmave sociale, ulja e ofertave për punë dhe rritja e vazhdueshme e intolerancës ndaj grupeve të imigrantëve dhe minoriteteve historike janë tendenca shqetësuese konstatuar nga Komisioni Evropian kundër racizmit dhe intolerancës në raportin vjetor 2011.

Komisioni Evropian ftoi qeveritë të rrisin kapacitetin e instancave kombëtare të mbrojtjes të të drejtave të njeriut, në vend që të përdorin krizën ekonomike si motiv për reduktimin e burimeve të tyre.

Për shkak të krizës ekonomike, imigrantët, azilkërkuesit dhe anëtarët e minoriteteve, si romët, janë zhytur në varfëri, gjë që rrit ndjenjat negative që përforcojnë ndarjen sociale dhe këto grupe janë konsideruar si një ngarkesë për shoqërinë”, theksojnë autorët e raportit, që bazohet në 20 vende./trt/kohaislame