10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kerry i kërkon Kongresit amerikan ushtrimin e forcës kundër ISIS

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, iu drejtua të mërkurën Kongresit, duke i kërkuar që të autorizojë zyrtarisht Presidentin Barack Obama që të nisë luftën kundër organizatës terroriste ISIS.
 
“Rezoluta, që i kemi propozuar Kongresit, do t’i jepte Presidentit një autorizim të qartë për të nisur një sulm të armatosur kundër ISIS-it dhe njerëzve, apo forcave, që e mbështesin atë”, deklaroi John Kerry para Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit, në krah të shefit të ri të Pentagonit, Ashton Carter dhe gjeneralit të lartë amerikan, Martin Dempsey.

“Na duhet ky autorizim… pikërisht tani, pasi ISIS-i po tregon shenja dobësie dhe copëtimi”, theksoi Kerry.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit