8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Katër herë i debuar nga Zvicra, ndërron identitet maqedonasi, por kapet sërish

Më të lexuarat

Një shtetas nga Maqedonia ka provuar edhe një herë të fundit që të mund të hyjë në Zvicer. Pasi është debuar 4 herë nga ky vend dhë me masen e denimit për të mos u kthyer më në këtë shtet ai ka ndryshuar identitetin e tij në Maqedoni dhe ka provuasr serish.

Ai kishte marrë në Maqedoni dokumente me emër e mbiemër tjetër, shkruan tagblat.ch. Por 55 vjeçari ia ka parë sherrin kujtesës së pagabueshme të një polici në St. Gallen kështu që edhe përpjekja e pestë për të hyrë dhe punuar në Zvicër i kishte shkuar dëm.

Sipas njoftimit që ka bërë policia të shtunën, personi i përmendur kishte rënë në sy gjersa po punonte në një kantier ndërtimi, transmeton albinfo.ch. Ai i kishte treguar policisë një letërnjoftim të Maqedonisë dhe një tjetër të Bosnjës si dhe një patentë shoferi.

Por policit ndërkaq i kujtohet se ky ishte pikërisht njeriu të cilin më parë e kishte paditur për punë në të zezë. Në fund punëtori ka pranuar se ka bërë ndryshimin e emrit në vendin e tij të prejardhjes. Përmes këtij ndryshimi ai kishte marrë dokumente të reja identiteti dhe udhëtimi. Përmes emrit të tij të mëparshëm, të vërtetë, policia ka konstatuar se shtetasi i Maqedonisë ndodhej në regjistrin zviceran të kërkimit për arrestim të tij. Ndaj tij ishte vendosur që në vitin 2010 një ndalim i pakufizuar hyrjeje në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Por që atëherë ai kishte hyrë katër herë dhe po kaq herë ishte dëbuar nga Zvicra./syri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit