9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Katari kërkon rol të përbashkët për zgjidhjen politike në Siri

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të gjejë një zgjidhje politike për krizën në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Al Thani përmes llogarisë së tij në Twitter ka theksuar se Siria është katastrofa më e keqe humanitare në botë. “Është përgjegjësia jonë kolektive si një komunitet ndërkombëtar për të vepruar urgjentisht për të rritur qasjen humanitare dhe për të gjetur një zgjidhje politike”, ka shkruar ai.

Një konferencë dy-ditore ndërkombëtare mbi Sirinë organizuar nga Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Bashkimi Evropian (BE) përfundoi dje në kryeqytetin belg, Bruksel.

“Në konferencë u premtuan 4.4 miliardë dollarë për refugjatët sirianë”, tha Christos Stylianides, komisionar evropian për ndihmë humanitare dhe menaxhim të krizave.

Stylianides tha se prioritet numër një i takimit ishte një zgjidhje politike në mbështetje të bisedimeve të udhëhequra nga OKB në Gjenevë dhe kalimi në një Siri paqësore, demokratike dhe të qëndrueshme.

Përfaqësues nga 85 vende dhe organizata joqeveritare morën pjesë në konferencën e dytë të Brukselit mbi “Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit”.

Siria është e përfshirë në një luftë të egër civile që nga viti 2011 kur regjimi i Bashar al-Asadit u përplas në protestat pro-demokratike.

Sipas OKB-së, që atëherë, qindra mijëra persona janë vrarë në këtë konflikt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit