14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

‘Jetojmë në diktaturë’, serbët ngrihen kundër presidentit Vuçiç

Më të lexuarat

Deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se nuk do të përmbushen kërkesat e opozitës për aq kohë sa ata dalin në rrugë për të protestuar, është parë si një shfaqje diktature.

Kështu ka deklaruar, kreu i Unionit për Serbinë, Nebojsha Zelenoviç.
Zelenoviç tha se në protestën e djeshme morën pjesë 50 mijë njerëz dhe se nuk ishte protestë e dhunshme.

‘Sot Aleksandër Vuçiç dha deklaratën se nuk do të përmbushen kërkesat, edhe në qoftë se në rrugë dalin 5 milionë persona.

E vetmja kërkesë e protestës ishte të ndalej dhuna, dhe ai e bëri të qartë se kjo kërkesë nuk pranohet. Kjo tregon se ne jemi në diktaturë të vërtetë’, ka thënë Zelenoviç.

Nga ana tjetër presidenti serb Vuçiç është shprehur sot se protestat e mbrëmshme opozitare ishte absurde.

Ai foli edhe për kërkesën që ishte pikërisht për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se ajo gjë as që i shkon në mendje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit